Vendimi për sekuestron e Agon 
Channel,Becchetti i drejtohet apelit 

TIRANË - Përfaqësuesit ligjorë të Agonset, kompanisë së biznesmenit italian Francesco Becchetti kërkojnë heqien e sekuestros të vendosur një muaj më parë nga Gjykata e Tiranës ku përfshihen dhe llogaritë bankare të televizionit Agon Channel.

Kërkesa drejtuar Gjykatës së Apelit për heqien e sekuestros për personat nën hetim Liliana Condomitti, Mauro De Renzis dhe Erjona Troplini mbi aksionet që zotërojnë në raport me kuotat e tyre në Shoqërinë “Energji” sh.p.k, Shoqërinë “Cable System” shpk, Shoqërinë “400 KV” sh.p.k, Shoqërinë “Fuqi” sh.p.k dhe Shoqërinë “Agonset” shpk, është depozituar më 3 korrik, por gjykata ende nuk ka vendosur një datë për këtë seancë.

Më 5 qershor 2015 gjykata vendosi sekuestron mbi këto aksione dhe prej asaj dite janë vendosur dhe administratorët shtetërorë, ndërsa biznesmeni italian Becchetti është shpallur në kërkim ndërkombëtarë nga policia.

beccheti

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Shumë banesa ende nën ujë, evakuohen disa familje, akomodohen te Kavalishenca! 40 ha tokë bujqësore nën ujë

Durrës/ Shumë banesa ende nën ujë, evakuohen disa familje, akomodohen te Kavalishenca! 40 ha tokë bujqësore nën ujë