Socialistët nuk vonuan. Qëndrimin nëse Belinda Ballukun do t’ia dorëzojnë apo jo drejtësisë duke i hequr imunitetin do ta marrin ditën e enjte.
Burime për Report Tv, bëjnë me dije se grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet në datë 26, në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave, ku i pranishëm pritet të jetë edhe vetë kryeministri Edi Rama.
Një ditë më parë, tre prokurorët e SPAK i paraqitën argumente shtesë kuvendit se përse duan “arrest me burg” për Belinda Ballukun, por nuk arritën t’i bindnin socialistët të dorëzojnë numrin dy të qeverisë.
Kërkesa e SPAK me gjasë mund të refuzohet dhe sinjalin e parë për këtë e dha Taulant Balla pas mbledhjes së Këshillit të Imunitetit.
Të njëjtën gjë kishte deklaruar edhe Ulsi Manja në mbledhje me prokurorët e SPAK, duke e konsideruar masën e pezullimit nga detyra të mjaftueshme për drejtësinë që të hetojë pa pengesa zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në këtë pikë, mazhoranca dhe opozita vijnë me qëndrime të kundërta. Për Partinë Demokratike e cila brenda javësh do të përgatisë një raport paralel, mazhoranca po bëhet mburojë e Ballukut e po pengon drejtësinë.
“Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin dhe urdhrin e tij ndaj vasalëve të tij, që të mos votojnë kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të lubi Ballukut. Akoma më skandaloze janë përpjekjet e tij për të ndryshuar ligjet, për të shkelmuar Kushtetutën, për të cilësuar si persona të papezullueshëm edhe ata të cilët në seri i pezullon vetë Kushtetuta. Tani ka përgatitur projektligjin për të mos lejuar arrestimin e zyrtarëve publikë pa një vendim të formës së prerë të gjykatës”, tha Berisha.
Për këtë pretendim të fundit të Berishës nuk ka asnjë konfirmim nga socialistët për një nismë konkrete ligjore.
Fatin e Belinda Ballukut do ta vendosë Kuvendi me shumicë socialiste, i cili do të duhet të zgjedhë mes dy raporteve, atij të opozitës për lejimin e arrestimit të Ballukut, apo një qëndrimi të socialistëve që i qartë do të mësohet vetëm të enjten. Vendimin pro apo kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Kuvendi pritet ta marrë në një prej 2 seancave të ardhshme plenare, 5 ose 12 mars.
Komente











Me vjen keq per te gjithe qofte komentues qofte njerez te thjeshte qe komentojne sipas menyrave te tyre dhe eshte e drejta e tyre,pozicioni i Ballukut ishte i tille qe ka menaxhuar punimet publike te shqiperise me tenderà me koncesione dhe shum gjera te kesaj natyre, ne te gjth boten e perseris ne te gjith boten behen te tilla punime dhe ne te gjith boten ka korrupsion POR JO AQ SA NE SHQIPERI dhe kete korrupsion e krijojme ne te gjthe kush me shum e kush me pak dhe aresyja e vetme eshte se dikush qe ka ne dore nje gje qe me duhet mua mundohet te japi nje bakshish per ta marre ate qe I duhet dhe ky bakshish ka vleren e asajte qe ti don te marresh se ti jep me pak dikush tjeter jep me shume dhe e merr ai dhe jo ti dhe ketu del ajo qe kush jep me shume e merr DHE KJO GJE NDODH KUDO POR KUDO SEPSE NUK ESHTE TRADITE E VETME SHQIPTARE DIKU DUKET DHE DIKU NUK DUKET POR KUDO KJO QUHET KORRUPSION DHE EGZISTON NE TE GJITH BOTEN HIQNI NJI BALLUK DHE VENDOSNI NJI SUXHUK POR KORRUPSIONI DO TE EGZISTOJE SADO I VOGEL POR DO TE EGZISTOJ SE ESHTE PRAKTIKE PUNE GJITHANDEJ SEPSE EDHE AI QE KERKON TE BEJE KORRUPSION TE VOGEL NUK MUND TA BEJ DOT SE ESHTE AI TJETRI QE PAGUAN ME SHUM TE TJERAT JANE LLOQE KAVAJE
PërgjigjuKuvendi ka zyra. Edhe per grupet parlamentare. Por “maxhinjoranca “ do mblidhet tek I Brigadave! Kaq mjafton per te kuptuar naturen e degjeneruar dhe korruptive te te tilleve. Turp
PërgjigjuKeshtu thua? Mos ju ndaje molotovit vella!
Perse nuk kerkon azil politik ne Zvicer dhe kjo hajdute?
PërgjigjuDORZOHU VETE BELA BEJE SI BURRAT
Përgjigju