Qeveria ende pa vendim nëse fasha 800 kilovat do të aplikohet në nëntor! Ministrja: Do analizojmë situatën! U kursye energji 6.2%

Qeveria ende pa vendim nëse fasha 800 kilovat do të aplikohet në nëntor! Ministrja: Do analizojmë situatën! U kursye energji 6.2%

Hidrocentrali i Fierzës

TIRANË- Faturimi i energjisë për muajin nëntor, nis pas javës së parë të muajit, dhe këtë kohë, qeveria kërkon ta shfrytëzojë për të analizuar nëse do aplikohet apo jo në nëntor, fasha mbi 800 kilovat për orë.

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku, tha përmes një reagimi në rrjetet sociale, se situate hidrike nuk është e mirë, dhe niveli i Fierzës është më pak se 268 metra.

“Por me pritshmëritë për prurje më të mira në vazhdim dhe bazuar në uljen 6.2% të konsumit” – thotë ministrja – do të analizohet çdo detaj përpara vendimit për fashën.

Kështu, qeveria ende nuk ka një vendim nëse në nëntor do të nisë apo jo faturimi i energjisë me çmim më të shtrenjtë për ato familje që shpenzojnë më shumë se 800 kilovat për orë në muaj.

Nëse do të vendoset çmimi i ri familjarët që kalojnë fashën 800 kilovat do të paguanin 42 lekë kilovatin. Ndërkohë, çmimi për kilovat nën fashën 800 kw do të vijojë të jetë 9.5 lekë kilovati. Nga kjo masë e marrë për kursimin e energjisë nuk do të preket biznesi i vogël, i cili do të vijojë ta paguajë energjinë me çmimin aktual 9.5 lekë kilovat, fasha mbrojtëse. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Të aplikohet: 01/11/2022 00:36

    Të aplikohet pasi nga tarifa populli do kurseje me shume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?