TIRANË - Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë vendimin e Këshillit Kombëtarë të Territorit dhënë më 22 gusht të vitit 2014, vendim i cili i hiqte njësive të qeverisjes vendore të drejtën për të dhënë leje ndërtimi.

Kushtetuesja ka zbardhur dispozitivin e këtij vendimi në faqen e saj të internetit, ku shpjegon se ka pranuar pjesërisht vendimin duke shfuqizuar vendimin nr.1 dt.22 gusht për harmonizimin e intrumenteve të planifikimit vendorë në funksion të ndarjes së re Administrativo-Territoriale.

Më 15 Janar ishte padia e bashkisë së tiranës përfaqësuar nga kreu i saj Basha me anë të së cilës u kërkou shfuqizimi i këtij ligji si antikushtetues.

Ky vendim i gjykatës me pranimin pjesërisht të padisë është marrë deri në zgjidhjen përfundimtare të këtij procesi zgjedhor ku gjykata duket se kërkon ende kohë për të zgjidhur mosmarrëveshjen midisa bashkive dhe Këshillit Kombëtar të Territorit.

Gjatë miratimit të këtij vendimi asokohe Ministria e Zhvillimit Urban dhe turizmite argumentoi me ndërhyrje të qeverisë për të ndalur kaosin në ndërtime.

Me anë të vendimit krijoeshin zona të mbrojtura si kurora e gjelbër e tiranës, ajo e zonës së djatit dhe zonave bregdetare.

Ndërtimet u ndaluan për një periudhë disa mujore në të gjithë territroin shqiptar, ndërsa pak ditë më parë qeveria njoftoi lejimin e tyre me kushtin që çdo ndërtim të ishte për arsye banimi dhe i pajisur me leje nga autoritetet përkatëse.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)