Qeveria ka vendosur të rrisë kapitalin fillestar të Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve, e cila operon si SHA me aksione që zotërohen 100% nga Ministria e Mjedisit
Sipas ndryshimeve, kapitali fillestar i agjencisë rritet nga 20 milionë lekë në 100 milionë lekë.
“Kapitali fillestar për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve, sh.a., është 100 000 000 (njëqind milionë) lekë”, thuhet në VKM.
Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve ka për qëllim zbatimin e standardeve në menaxhimin efikas të integruar të mbetjeve, planifikimin territorial në infrastrukturë e implementim si edhe me fokus të veçantë edukimin mjedisor dhe promovimin e praktikave më të mira për nxitjen e zbatimit të hierarkisë së mbetjeve që nga ndarja në burim, riciklimi etj.
Qasja e qeverisë në trajnimin e mbetjeve tashmë është e përqendruar më shumë tek riciklimi, që konsiderohet aktivitet kyç i mënyrës bashkëkohore të zvogëlimit të sasisë së mbeturinave dhe aktiviteti i tretë në hierarkinë “Redukto, Ripërdor, Riciklo”.
Agjencia asiston në të gjitha hallkat e trajtimit të mbetjeve, nga stacionet e riciklimit dhe deri tek kompostimi.
Komente









