Tirane- Të gjithë ata qytetarë që po dalin në pension pas 1 korrikut i këtij viti, do të përfitojnë më shumë pension mujor, kjo për shkak se qeveria miratoi koeficentët e ri për rivlerësimin e pagave referencë të para vitit 1994. Koeficenti i ri mbi të cilin do të llogaritet paga për ata që kanë vite pune para vitit 1994 bëhet 12.257 dhe jo më 10.799 sa ishte deri tani.
Pra nëse për një punonjës të thjeshtë para viteve 94’, paga referencë për efekt pensioni ishte 2.740 lekë, ajo automatikisht rritet me 12.2 herë dhe shkon në 33,584 lekë. Ndërsa me koeficientin e vjetër paga rivlerësohej nga 2.740 lekë në 29,589 lekë.
Rivlerësimi i pagës, mbi bazë të së cilës janë paguar kontributet, sjell automatikisht më shumë para për pensionistët, për shkak se sa më e lartë të jetë vlera e pagës së deklaruar aq më i lartë është edhe pensioni.
“Ky koeficient do të ndikojë në rritjen e bazës së vlerësuar për persona që do të aplikojnë për pensione të reja duke bërë të mundur që pensionet e tyre të jenë të harmonizuara me kontributet e derdhura në kohë”, thotë Ministria e Ekonomisë, teksa sqaron këtë vendim të përvitshëm.
Në vendimin e qeverisë thuhet se pas aplikimit të këtyre koeficienteve paga e rivlerësuar për efekt pensioni, nuk mund të jetë më e lartë se: trefishi i pagës minimale në shkallë vendi dhe as më e lartë se paga maksimale.
Kurse pas vitit 94’, koeficentët për pagat referuese janë të ndryshëm dhe nisin nga 9.8 herë për vitin 1995, dhe mbarojnë me 1.1 herë në vitin 2022. Nga ky vendim nuk përfitojnë ata që kanë dalë në pension para 1 korrikut, të cilët do të marrin rritje pensioni, nga indeksimi që pritet të bëhet në tetor të këtij viti.
S.G/A.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.4%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3687
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikon marrëveshjen, pritet Senati! Përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë
9 Janar, 16:39
-
Basha: Pagat e pensionet problemet e shqiptarëve, jo të pandëshkuarit që luftojnë SPAK! Më 11 maj çelim kapitull të ri
7 Janar, 17:35
-
Rritet me 2 muaj mosha e daljes në pension për gratë! 'Halli i vjetër’ i skemës shoqëron edhe në 2025, ekspertët: Vështirë të rishikohet
6 Janar, 18:51
-
Vitet e punë para 94’ por pa dokumente, do njihen për pension! Gonxhja: Projektligji eliminon proceset e zgjatura gjyqësore
28 Dhjetor 2024, 15:20
-
VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT
26 Dhjetor 2024, 21:56
-
Mblidhet Këshilli i Ministrave, miraton ndryshimet në buxhet! Miratohet fondi për voton e diasporës e bonusi i pranverës për pensionistët
19 Dhjetor 2024, 21:42
-
Miratohet pr.ligji/ Njihet çdo ditë pune para ‘93 edhe nëse s’është e dokumentuar! Përfitojnë rreth 29 mijë persona që punuan në kooperativë e ish-ndërmarrjet shtetërore
19 Dhjetor 2024, 08:51
-
Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas
18 Dhjetor 2024, 17:49
-
Fatos Çoçoli: Viti i pagave dhe pensioneve
18 Dhjetor 2024, 13:49
-
Berisha me grupet e punës në Lezhë për zgjedhjet 2025: Çmime janë trefishuar dhe kanë tejkaluar Gjermaninë e Italinë, shpopullimi i vendit në 40%
11 Dhjetor 2024, 16:05
-
Pensionistët protestë te Kryeministria, kërkojnë përcaktimin e minimumit jetik dhe rritjen e pensioneve
11 Dhjetor 2024, 11:19
-
Nis tërheqja e bonusit të fundvitit, e marrin 51 mijë pensionistët e parë
3 Dhjetor 2024, 12:57