TIRANE- Qeveria vendos masën e kompensimit monetar për punonjësit e policisë që punojnë jashtë vendbanimit të tyre, përfiton pagesë për kompensim udhëtimi. Masa e pagesës për kompensim udhëtimi është, si më poshtë është nga 3 mijë deri në 15 mijë lekë në muaj.

Përfitimi i kësaj pagese vijon deri në ndryshimin e vendbanimit të punonjësit të policisë, që nënkupton sistemimin me banesë në territorin e juridiksionit e policisë së qarkut ku ai bën pjesë. Për përfitimin e pagesës, ai paraqet dokumentacionin e nevojshëm.