Shteti mund të veprojë si bashkëzhvillues i një investimi strategjik duke marrë pjesë si ortak/aksionar në shoqërinë tregtare që do të realizojë investimin strategjik, nëpërmjet kontributit në kapital, me para ose në natyrë. Vendimi i qeverisë është botuar dje në Fletorën Zyrtare. Kjo mund të realizohet në rastet kur: Shteti vepron si bashkëzhvillues i investimit strategjik; Shteti vepron si bashkëzhvillues i një zone territoriale të caktuar, në të cilën realizohen investime strategjike; Shteti vepron si bashkëpjesëmarrës në investim në forma të tjera, në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi.