Qeveria ka shtuar 45 punonjës në institucionet e qeverisjes qëndrore.
Sipas vendimit të qeverisë këta punonjës do të punojnë tek Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Prokuroria e Përgjithshme etj.
“Periudha kohore për emërtesat e mëposhtme bëhet 6-mujore. Kohëzgjatja ditore për emërtesat e mëposhtme bëhet 6 orë/ditë. Për arkivistët e kontraktuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të paraqitet në Ministrinë e Financave përshkrimi i punës së punonjësve të sipërpërmendur, duke pasqyruar normën ditore të përpunimit të dokumentacionit arkivor, përshkrim i cili paraprakisht të jetë dakordësuar me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave. Për mjekët e kontraktuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, gjithashtu, të paraqitet përshkrimi i punës së tyre, përshkrim i cili paraprakisht të jetë dakordësuar me Ministrinë e Shëndetësisë”, thuhet në vendimin e qeverisë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com