Vendimi, shtyhet gjyqi
për markimin e karburantit
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në datën 3 tetor vendimin për koncesionin e shumëpërfolur të markimit të karburanteve.
TIRANE - Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në datën 3 tetor vendimin për koncesionin e shumëpërfolur të markimit të karburanteve. Marrëveshja dhjetëvjeçare, përmes të cilës qeveria i jep monopolin e markimit të karburanteve një kompanie private nga Austria, u padit në Gjykatë si antikushtetuese nga Shoqata e Shoqërive Hidrokarbure.
Padia është ngritur mbi procedurat e ndjekura nga qeveria për koncensionin. Sipas kontratës, koncensionari privat do të përfitojë 6.5 euro për çdo ton karburant që qarkullon në Shqipëri, në tregun e brendshëm apo për eksport.
Qeveria e ka miratuar marrëveshjen pa e votuar në Kuvend, por, sipas juristëve, tarifa prej 6.5 euro për ton është 'de facto' një taksë e pastër kombëtare. Dhe autoritetin për të vendosur taksa kombëtare, me Kushtetutë, e ka vetëm Kuvendi i Republikës. Pikërisht shmangia e Kuvendit nga qeveria është dhe baza, mbi të cilën është ngritur padia.
Koncensioni është kundërshtuar fort, jo vetëm nga Shoqata e Hidrokarbureve, por edhe nga opozita e mëparshme, që ka paralajmëruar anulimin e saj.
Sipas atyre, që tani janë në pushtet, Berisha i ka dhënë kompanisë private të drejtën dhjetëvjeçare të një monopoli që kushton 150-200 milionë euro në total. Paratë do të paguhen nga qytetarët në çmimin final të naftës, për një shërbim i cili deri tani është kryer me kosto zero nga Inspektoriati Qendror Teknik. Zyrtarisht gjykata thotë se arsyeja e shtyrjes së vendimit është se Shoqata ka bërë një kërkesë-padi shtesë dhe se palët e tjera të interesuara janë vënë në dijeni të saj vetëm pak ditë më parë.
Por arsyeja e vërtetë lidhet me zhvillimet politike në vend, ku në parlamentine sapoformuar pas zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit, po konstitutohet qeveria e re, e shprehur qartazi kundër koncensionit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.09.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3150
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35