Vendimi, si u konfirmua në detyrë gjyqtarja Manjola Xhaxho
Zbardhet vendimi, gjyqtarja Manjola Xhaxho sipas KPK-së nuk bëri deklarim të rremë. Në vendim thuhet se Xhaxho ka punuar jashtë çdo presioni të mundshëm.
Gjyqtarja Manjola Xhaxho gjatë seancës së KPK-së
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Etleda Çiftja, Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine, kanë zbardhur vendimin e arsyetuar për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Manjola Xhaxho.
“Nuk janë konstatuar elemente të cilat mund të ngrenë dyshime për fshehje apo deklarim të rremë nga ana e subjektit të rivlerësimit. Deklarimet e subjektit të rivlerësimet janë të sakta dhe në përputhje me ligjin. Nuk u gjet asnjë element që të vërtetojë ekzistencën e kontakteve të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar, sipas parimeve të parashikuara në nenin DH të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Nuk gjeti indicie apo elemente, të cilat mund të ngrenë dyshime për paaftësi profesionale apo cilësi që cenojnë figurën e gjyqtarit”, thuhet në vendim.
Komisioni thotë gjithashtu se nuk ka gjetuar të dhëna për ndikimin e gjyqtares ndaj presioneve të jashtme.
“Nga të dhënat e deklaruara nga subjekti i rivlerësimit, Znj. Manjola Xhaxho, dhe nga 5 dokumentet e vëzhguara, konstatohet se nuk kanë dalë të dhëna në lidhje me imunitetin e saj ndaj çdo ndikimi apo presioni të jashtëm”, ka konstatuar Komisioni.
Për gjyqtaren Manjola Xhaxho, ka pasur një ankesë, por Komisioni nuk e ka marrë parasysh, për shkak se kërkesa ishte jashtë objektit të punës së tij.
“Sipas shqyrtimin të denoncimit të shtetasit J. D., ai ankohet ndaj një vendimi gjyqësor të dhënë nga Znj. Manjola Xhaxho, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila me vendimin e saj ka deklaruar fajtor dhe ka dënuar me 5 vjet burgim djalin e tij, B. D.
Ky shtetas ka pretenduar se nga gjykata nuk është aplikuar ulja me 1/3-ën e dënimit, si dhe nuk është marrë parasysh se ky shtetas ka qenë i mitur në kohën e kryerjes së veprës penale. Pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit Manjola Xhaxho është depozituar vetëm ky denoncim, nga shtetasi J. D. Ky denoncim është marrë në trajtim edhe nga trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe ka rezultuar se denoncimi ka të bëjë me fakte të cilat zgjidhen në rrugë gjyqësore mbi bazën e apelimit të vendimeve, duke kundërshtuar vendimet e gjykatave më të ulëta te gjykatat më të larta, duke mos qenë objekt i punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, thuhet në vendim.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
42.7%
-
Jo
53.4%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 7553
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Konfirmimi i prokurores Eranda Laze ankimohet në Kolegj
20 Dhjetor 2024, 19:41
-
Vettingu/ Nuk justifikoi dot pasuritë, huatë dhe 2 makina, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit Durrës! Lihet në fuqi vendimi i KPK për Desart Avdulajn
18 Dhjetor 2024, 11:20
-
KPA largon përfundimisht nga Drejtësia prokuroren e Shkodrës! Edlira Cufit iu gjet lidhja me të dënuarin për prostitucion, i mbylli dosjen
17 Dhjetor 2024, 10:31
-
Mbyllet mandati i KPK-së, ambasada e SHBA-së: Llogaridhënia do të vazhdojë falë punës së shqiptarëve të guximshëm si ju
16 Dhjetor 2024, 18:59
-
Reforma në drejtësi, VanHorn: Shumë e refuzuan, SPAK po godet bosët e krimit dhe të korruptuarit! Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet
16 Dhjetor 2024, 15:40
-
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
15 Dhjetor 2024, 20:15
-
U largua gjatë Vettingut, KPA i jep të drejtë shkallës së parë dhe rrëzon Komisionerin Publik për ish-inspektoren e KLD: Sofia Zhilla ishte dorëhequr! (VENDIMI)
12 Dhjetor 2024, 16:37
-
Vrau në Ndroq Alfred Dedjan/ Gjykatësja e 'Gërdecit' liroi Julian Gjoshin në 2021! Iu gjet pistoleta në makinë, tha se do e dorëzonte në komisariat! Raport mjekësor se vuante nga zemra
4 Dhjetor 2024, 11:47
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor 2024, 09:23
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë! 100 mln lekë për godinën e re të SPAK, fond pagash për stafin e Komisionerit Publik
26 Nëntor 2024, 07:06
-
SKEDA/ Operacioni i SPAK, kush është Taulant Tafa, gjyqtarit që iu kontrollua banesa! Dy vite më parë i uli dënimin Arben Grorit
25 Nëntor 2024, 14:08
-
Vettingu/ Mbyllet rivlerësimi në KPK, në ‘filtër’ 805 magjistratët! Vetëm 373 u konfirmuan të ndershëm, qytetarët ndihmuan drejtësinë me rreth 6700 denoncime (SHIFRAT)
22 Nëntor 2024, 12:05
Po ate vendimin e truallit te vlores ne uje te ftobte pse se ka arsyetuar deri ne fund
Përgjigju