Vendimi u miratua 6 ditë më parë, por Ademi akuzon qeverinë: Moskokëçarje për infeksionin e gështenjës
Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi
Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi akuzon qeverinë për moskokëçarje dhe papërgjegjshmëri për të parandaluar infeksionin e gështenjës nga “grenxa e zezë”. "Për të dytin vit radhazi, kultura e gështenjës është infektuar nga “grenxa e zezë”. Rreth 1124 hektarë me këtë bimë, ku përfshihen ekonomitë pyjore Lugina e Kirit, Shosh1 , Rosek Drisht, Shalë 1 dhe Shalë 2, janë prekur nga kjo sëmundje.
Pas sinjalizimeve të marra nga administratorët e njësive administrative, Bashkia e Shkodrës ka sinjalizuar Ministrinë e Bujqësisë dhe Prefektin e Qarkut Shkodër, ka përcaktuar edhe përfaqësuesit e saj në një grup pune që duhej të ngrihej dhe që faktikisht, nuk është bërë asnjëherë funksional nga dikasteret në qendër dhe drejtoritë rajonale në Shkodër.
Kultura e gështenjës, është kultura kryesore për zonën, përmes të cilës sigurohen të ardhurat për familjet. Pavarësisht se shqetësimi ngrihet prej dy vitesh, akoma nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Bujqësisë. Në emrin e banorëve që administrojnë këto ekonomi pyjore në Luginën e Kirit, në Shosh, Rosek Drisht, në Shalë, i bëjmë apel Ministrisë së Bujqësisë, që të ndërmarrë e masat emergjente për mbrojtjen dhe luftimin e këtij infeksioni të gështenjës.
Nuk ka abuzim më të madh se sa moskokëçarja dhe papërgjegjeshmëria për një nevojë tashmë emergjente, kërcënuese për ekonominë e familjeve të Dukagjinit, kërcënuese për ambjentin dhe pyjet në Veri. Bashkia e Shkodrës është e gatshme të vërë në dispozicion çfarë të kërkohet, vetëm që kjo gjë të zgjidhet me eskpertizën e duhur. Ky është apeli i fundit. Më pas do t’i drejtohem organeve ligjzbatuese dhe të hetimit" tha Ademi.
Por në fakt qeveria prej datës 6 maj miratoi vendimin që u botua edhe në fletoren zyrtare, ku ngarkon Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si autoritet kontraktor për realizimin e procedurës së prokurimit publik me objekt “Mbrojtjen e gështenjës nga paraziti grerëza Galeformuese (Dryocosmus Kuriphilus Hymenoptera: Cynipidae)”, pra goditjen e infeksionit që ka prekur gështenjën.
Vendimi i qeverise date 6 maj
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30%
-
Jo
63.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 577
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit
15 Janar, 15:50
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore! 500 subjekte që investojnë përjashtohen nga 4 taksa për 10 vite
9 Janar, 22:19
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45
-
Tabaku: Korporata e Investimeve, një mjet abuziv që po shkatërron ekonominë! Uzurpimi i pronave e lejeve, në pak duar
9 Janar, 16:20
-
Tedi Blushi: Borxhi publik u dyfishua që nga 2013, Rama e çoi në 5694 euro për banor! S’po i shërben qytetarëve, por po vjedh me PPP dhe ‘rrugë të florinjta’
9 Janar, 16:05
-
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Qeveria kërkon tjetër kredi 40 mln €: 8 stacione me vlerë 10.5 mln euro, u rritën kostot e ndërtimit
6 Janar, 18:59
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
DOKUMENTI/ Qeveria plan kombëtar për kufizimin e përdorimit të makinave! Në ditë të caktuara të javës sipas targës! 10% e mjeteve, elektrike brenda 2030
4 Janar, 19:15
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor 2024, 22:31
-
VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT
26 Dhjetor 2024, 21:56
-
Ylli Pata: Pse Berisha zgjodhi të bllokojë rrugët para Krishtlindjeve?
21 Dhjetor 2024, 18:24
-
Vendimet/ Qeveria shkarkon Dallëndyshe Bicin nga IKMT 6 muaj pas emërimit, rikthehet Ajet Zyberi! Ish-deputeti Xhindi largohet nga 'Illyrian Guard'
20 Dhjetor 2024, 12:26
Ja dhe baxhella Voltane qe ka mat kabllin ne Zall Kir
Përgjigju