Vendimi: Ulet kostoja e
mirëmbajtjes për kasat fiskale
Në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave u miratua një ndryshim në vendimin për kasat fiskale, i cili ul koston që paguan çdo biznes për mirëmbajtjen e pajisjes fiskale, nga 9.400 lekë që është paguar deri tani, në 4.000 lekë.
TIRANE - Në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave u miratua një ndryshim në vendimin për kasat fiskale, i cili ul koston që paguan çdo biznes për mirëmbajtjen e pajisjes fiskale, nga 9.400 lekë që është paguar deri tani, në 4.000 lekë.
Gjithashtu, sipas këtij vendimi, biznesit do t’i kërkohet certifikimi i funksionimit të kasës vetëm një herë në vit, pra çdo 12 muaj dhe jo çdo 6 muaj, siç i kërkohej deri tani. Ky vendim miratohet pas ankesave të panumërta të biznesit të vogël për kosto shumë të larta që të mirëmbajnë kasat.
Kryeministri Berisha ka akuzuar kompanitë e liçensuara për shërbimin e kasave fiskale se janë treguar “shumë lakmuese në çmim dhe i kërkonin biznesit një taksë të dytë, të rëndë”.
Për këtë arsye, theksoi Kryeministri, qeveria mori të gjitha masat për të përllogaritur koston e kësaj mbikëqyrjeje dhe sot vjen me këtë vendim që ul me më shumë se gjysmën e vlerës koston e mirëmbajtjes së kasës fiskale.
“Ne do të bëjmë gjithçka për të çliruar bizneset nga të gjitha ngarkesat, rëndimet e pamerituara. Në mbledhjen e mëparshme ne miratuam vendime, ligje, për sistemin e inspektimit që i reduktonte inspektimet në përgjithësi, nga 36 në 12, nga 45 ditë në 12 ditë inspektim. Sot ne marrim këtë vendim tjetër të rëndësishëm, i cili lehtëson veprimtarinë e bizneseve në vend”, tha Berisha.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.6%
-
Jo
52.1%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 1462
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!
25 Nëntor, 18:28
-
Operacioni i SPAK, arrestohet në Itali edhe 'truri financiar' Bujar Shega! Kush është biznesmeni nga Peqini dhe lidhjet e tij me Suel Çelën
25 Nëntor, 18:08
-
Basha: Dënimi i Dakos pozitiv por i pamjaftueshëm, të hetohet për lidhjet me krimin e organizuar dhe blerjen e votave! Politika të ndahet nga krimi, luftë korrupsionit
25 Nëntor, 18:03
-
Aktorja Eliona Pitarka në protestën për Martin Canin: Kërkoj transparencë dhe drejtësi
25 Nëntor, 17:59
-
Media franceze: Londra dhe Parisi po rishqyrtojnë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë
25 Nëntor, 17:53
-
Protesta për Martinin, prek motra e Egli Progës: Florina vetëm qan dhe nuk kërkon asgjë, ku do gjeni ju prindër më të paqtë! Mos lejoni më vrasjen e të dashurve tuaj
25 Nëntor, 17:44
-
Aksidenti i djeshëm në Ishull-Lezhë, arrestohet në spital një nga shoferët e plagosur! Ishte dhe i dehur në timon (EMRI)
25 Nëntor, 17:40
-
Kurbin/ Punëtori ra në makinerinë e inerteve dhe humbi jetën, arrestohet një nga bashkëpronarët! Hoqi edhe DVR e kamerës, 2 ende në kërkim (EMRI)
25 Nëntor, 17:32
-
Masat e SPAK për gazetarët, Sali Berisha: Artan Hoxha anëtar i bandës Bajri! T'i hiqet masa Qynos
25 Nëntor, 17:31
-
Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër
25 Nëntor, 17:23
-
Kuvendi në seancë të posaçme, kryeparlamentarja e Çekisë: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE! Ka rol të rëndësishëm kundër ndikimit rus
25 Nëntor, 17:18
-
One Albania nis ofrimin e shërbimit 5G
25 Nëntor, 17:13