Vendosen gërmat te Teatri Kombëtar, përplasje mes ish- deputetes së PD dhe policisë private

Vendosen gërmat te Teatri Kombëtar, përplasje mes ish- deputetes së PD dhe policisë private

Me të njëjtën madhësi, të njëjtën ngjyrë dhe stil të shkrimit janë rivendosur pasditen e së martës shkronjat te Teatri Kombëtar. Kur kanë kaluar rreth 2 javë, nga heqja misterioze të gërmave, artistët dhe Aleanca për Teatrin, bashkë me qytetarë dhe aktivistë kanë organizuar rivendosjen e gërmave, e cila u duartrokit nga qytetarët e shumtë që ishin mbledhur.

Ky akt simbolik hasi kundërshtinë e policëve privat që ndodheshin në hyrjen e së Teatrit, çka solli edhe një përplasje mes ish-deputes së PD, Albana Vokshi dhe të një grupi aktivistësh me policin privat.  

"Nuk je i shtetit ti zotëri, je i privatit, ik" , dëgjohet teksa thotë Albana Vokshi.

Gërmat e teatrit u hoqën në mënyrë misterioze mbrëmjen e 26 prillit. Ende nuk ka një autor për të veprim, e ndërsa artistë dhe demokratë kanë akuzuar Bashkinë eTiranës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dory: 07/05/2019 21:12

    Ishalla i ze teatri kur te jene Duke bere shfaqje dmth pseudoshfaqje keta artistat tane te famshem

    Përgjigju
    • Çiltërsia: 07/05/2019 23:55

      Pse?!!

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar