Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka cilësuar si fitore morale të artistëve dhe qytetarëve rivendosjen e gërmave të Teatrit Kombëtar. Ajo ka vlerësuar qëndresën e artistëve, sipas së cilës një akt i tillë mbush me shpresë dhe optimizëm.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi ka bërë fajtor kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj, e ndërsa thekson se " ligji korruptiv i PPP së teatrit do jetë i pari që do të anulohet dhe çdo kush që ka firmosur për këtë vepër korruptive do mbajë përgjegjësinë jo vetëm morale, por edhe ligjore".
"Sot qytetarët e lirë, artistët e vërtetë, intelektualët kurajozë rivendosën germat e arta në godinën e Teatrit Kombëtar. Qëndresa e tyre prej mëse një viti inkurajon çdo njeri që lufton për të drejtën, për lirinë, për demokracinë, për vlerat kombëtare, për Shqipërinë, për Kombin.
Gjej rastin të falenderoj dhe të përshëndes Rudin, Kastriotin, Rezeartën, Anilën, Ervinin, Orin, Edmondin, Elonën, Julin, Tashën, Mirelën e qindra qytetarë të tjerë të lirë dhe mbi të gjitha Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit për këtë fitore morale të tyre. Për asnjë çast nuk u stepën përballë presioneve, as u blenë dhe as u shitën përballë ofertave milionere, por i qëndruan dhe i qëndrojnë kauzës së tyre deri në fitoren e plotë të mbrojtjes së vlerave kombëtare. Akti i tyre sot të mbush me shpresë dhe optimizëm, por më vendos edhe para një përgjegjësie sa qytetare aq edhe politike.
Dyshja Rama-Veliaj, që si hajdute në mes të natës hoqën gërmat e teatrit, sot janë të humburit e mëdhenj para qytetarëve të lirë të këtij vendi. E kam thënë dhe e përsëris me këtë rast që ligji korruptiv i PPP së teatrit do jetë i pari që do të anulohet dhe çdo kush që ka firmosur për këtë vepër korruptive do mbajë përgjegjësinë jo vetëm morale, por edhe ligjore.
Ky nuk është premtim, por angazhim para qytetarëve të lirë, që sot fituan betejën e tyre.Të gjithë bashkë për e mbrojtjen e vlerave kombëtare. Asnjë hap pas", shkruan Kryemadhi.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.2%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2289
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kushërira e Kryemadhit shkon në gjykatë për të mbrojtur të birin, Ardian Kona: Është ‘viktimë’ ka firmosur pa dijeni për 13 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalzit
22 Nëntor, 13:13
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, 'arrest me burg' ish-kreut të Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona i afërm i Monika Kryemadhit
22 Nëntor, 11:35
-
Spahiu: Meta dhe Monika duhet ishin larguar vetë nga politika në 21 Janar pas videos me Dritan Priftin
20 Nëntor, 17:56
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, me letra false, arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona, i afërm i Kryemadhit! U zbulua nga përgjimet (EMRAT)
20 Nëntor, 16:38
-
GJKKO sekuestron 2 vilat e Monika Kryemadhit dhe të ëmës tek rezidenca VIP e 'Kodrës së Diellit' në Tiranë! Pjesë e hetimit për lobimin në SHBA e dosjen CEZ-DIA
20 Nëntor, 15:10
-
Afera CEZ- DIA e lobimi në SHBA, Apeli i GJKKO-së lë në burg Ilir Metën, s'ndryshon masën as për Kryemadhin! Monika: SPAK, 34 fashikuj me falsifikime, heq dorë nga politika! Me Ilirin s'ka më kthim pas
19 Nëntor, 16:34
-
Lobimi në SHBA dhe dosja CEZ-DIA/ Kryemadhi shkon në SPAK me vajzën: Erdha të lexoj fashikujt! Nesër Apeli i GJKKO-së vendos për dhe për Metën! Presidenti i PL-së: Mos protestoni (VIDEO)
18 Nëntor, 13:13
-
'Skaneri' i SPAK në familjen e Kryemadhit/ Babai kambist, vëllai i ka punuar si furrxhi dhe DJ, nëna 83 mijë lekë në muaj rrogë
12 Nëntor, 22:19
-
Arrestimet e Metës dhe Çyrbjas, Apeli i GJKKO cakton të njëjtën gjyqtare për ankimimet! Po ashtu edhe për Kryemadhin, ja emri i magjistrates
11 Nëntor, 13:33
-
'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës
5 Nëntor, 18:28
-
Lobimi në SHBA dhe CEZ-DIA, Meta kërkon lirinë, Kryemadhi ankimon detyrimin e paraqitjes! Monika në SPAK: Do u tregoj të vërtetat e ‘satelitëve’ të Shqipërisë
4 Nëntor, 09:50
-
Nën akuzë për korrupsion, Piro Xhixho paraqitet në SPAK për masën detyrim paraqitjeje (VIDEO)
30 Tetor, 11:19
Debile
PërgjigjuNe fakt Mones i duhet pak fitore morali oer artistet se fitoren materiale e ka patur dhe enderron per vete. Artistet i ka ngopur me luge alumini bosh, per vete luge e pirun floriri te markes " bllok 7%".
Përgjigju