61 anëtarët e Këshillit Bashkiak Tiranë! Socialistët s’kanë 'nevojë' për askënd! Meta-Berisha s’i kalojnë 24%, të përfaqësuar edhe lëvizje të reja (EMRAT)

Në Tiranë është mbyllur numërimi edhe për Këshillin Bashkiak. Tashmë është gjithçka e konfiguruar edhe sa i përket Këshillit dhe surprizat janë të vogla. Partia Socialiste ka siguruar shumicën absolute në Këshill Bashkiak. Nga 31 këshilltarë që i duhen Erion Veliajt si kryebashkiaku i ri i zgjedhur me gati 60 mijë vota diferencë në krahasim me rivalin Këlliçi, për të kaluar vendimmarrje të rëndësishme socialistët kanë siguruar 34 anëtarë nga 61 ulëse që janë gjithsej në ‘parlamentin vendor’ të Kryeqytetit. Të gjitha partitë e tjera që kanë arritur të marrin anëtarë si Bashkë Fitojmë, Partia Demokratike, PDIU, PSD, Partia Republikane, Partia Socialdemokrate, Aleanca Progresiste LZHK, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Nisma Thurje dhe Lëvizja Bashkë marrin gjithsej 27 ulëse në Këshillin Bashkiak.

Koalicioni Berisha-Meta kanë marrë vetëm 15 mandate, pasi janë votuar vetëm nga 23.3% e qytetarëve të Tiranës, pra më pas se 1 në 4 zgjedhës. E treta është Partia Demokratike e cila me një përqindje shumë të vogël, 6.7%, arrin të marrë 4 mandate në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Partia Socialdemokre gjithashtu ka marrë 3 këshilltarë me një rezultat shumë të mirë për partinë e Tom Doshit. Partitë e treja dhe që futen rishtaz në ‘parlamentin’ e Tiranës janë Nisma Thurje me Endri Shabanin dhe Lëvizja Bashkë e cila merr edhe ajo një ulëse në këshill, edhe pse rezultati në krahasim me kandidatin për kryebashkiak Arlind Qori është shumë më i ulët me gati gjysmën e mbështetjes që mori kryetari.

Partitë e tjerë që do të kenë nga një përfaqësues do të jenë gjithashtu Partia Republikane, Lëvizja Progresiste LZHK si dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Më poshtë lista e plotë e anëtarëve të rinj të Këshillit Bashkiak Tiranë. Duhet thënë se forcat politike kanë vënë emra të rëndësishëm në lista, duke i dhënë vlerësimin e duhur Këshillit Bashkiak të Tiranës i cili premton debate në mbledhjet e tij, pas 4 vitesh me një anëtari thuajse 100% socialiste.  Rezultatin e plotë për Këshillin Bashkiak Tiranë mund ta lexoni KËTU

Partia Socialiste 34 Këshilltarë

  1. Romina Kuko
  2. Aldrin Dalipi 
  3. Megi Fino      
  4. Eridian Salianji          
  5. Etleva Bajrami
  6. Endri Fuga    
  7. Ledia Tota     
  8. Plarent Ndreca          
  9. Sonila Qato   
  10. Luan Bregasi 
  11. Arta Dollani  
  12. Genci Hyska 
  13. Joleza Koka   
  14. Julian Hodaj  
  15. Reme Xholi   
  16. Besart Kadia
  17. Blerina Doracaj         
  18. Gazmend Paja
  19. Silda çepe      
  20. Endrit Hoxha
  21. Adelina Greca
  22. Hantin Bonati
  23. Vjollca Braho
  24. Glindxhet Madhi      
  25. Katerina Marku         
  26. Aldo Merkoçi
  27. Albina Nanaj 
  28. Enio Civici    
  29. Bruxhilda Kito          
  30. Agim Kraja   
  31. Maura Linadi
  32. Halit Valteri  
  33. Grejsi Bixhi
  34. Rezart Isufi

 

Bashkë Fitojmë Këshilltarë

  1. Ilir Alimehmeti         
  2. Silva Caka   
  3. Endrit Braimllari     
  4. Beti Njuma  
  5. Arben Tafaj 
  6. Floida Kërpaçi        
  7. Tedi Blushi  
  8. Ilda Zhulali  
  9. Dorjan Teliti 
  10. Ana Azizaj   
  11. Artan Distafa
  12. Albana Kepi
  13. Jonathan Pano      
  14. Eriona Bixha
  15. Genci Gjokutaj     

Partia Republikane 1 këshilltar

  1. Albi Jahelezi

Partia Socialdemokrate 2 këshilltarë

  1. Bruno Çela 
  2. Irini Goga   
  3. Krenar Canollari  

Partia Demokratike 4 këshilltarë

  1. Enriketa Pandelejmoni     
  2. Gentjan Muça         
  3. Irisi Beleraj  
  4. Ervin Dushku

Aleanca Progresiste LZHK 1 këshilltar

  1. Fabian Topollari

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 1 këshilltar

  1. Alda Hasani

Nisma Thurje 1 këshilltar

  1. Endrit Shabani

Lëvizja Bashkë 1 këshilltar

  1. Mirela Ruko    

 

Rezultati në KQZ

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot