‘Vendoret’/ Ambasadori gjerman në Tiranë thirrje votuesve: Informohuni, shkoni në zgjedhje, merrni pjesë në procesin demokratik

‘Vendoret’/ Ambasadori gjerman në Tiranë thirrje votuesve: Informohuni, shkoni në zgjedhje, merrni pjesë në procesin demokratik

Peter Zingraf

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, ka dhënë një mesazh në kuadër të zgjedhjeve vendore ditën e diel. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të informohen, të votojnë dhe të shkojnë në zgjedhje duke e cilësuar si hap demokratik.

“Zgjedhjet vendore ditën e diel janë jo vetëm një gur kilometrazhi i rëndësishëm për vetë Shqipërinë, por edhe një tregues për progresin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Me votën tuaj ju mund t’i jepni formë të ardhmes së Shqipërisë dhe të forconi më tej demokracinë e saj. Për këtë qëllim zgjedhjet duhet të jenë të drejta dhe transparente – kjo përbën bazën e demokracisë.

Ndaj dua t’u them në mënyrë të veçantë të rinjve në vend:

Informohuni, shkoni në zgjedhje, merrni pjesë në procesin demokratik, jepuani votën tuaj kandidatëve me integritet, refuzoni të gjitha përpjekjet për manipulim dhe mungesë transparence.

Gjermania do të vazhdojë ta shoqërojë Shqipërinë si një partner i fuqishëm në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.“- shkroi ai.

Zgjedhjet vendore do të mbahen të dielën më 14 maj.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë