‘Vendoret’/ Anëtari i AMA-s në Report Tv: Veliaj ka rrudhur situatën normale zgjedhore, vëmendja e fushatës tek imazhi! Slogani i Bejkos? I gjetur

Fushata elektorale ka nisur për zgjedhjet e 14 majit dhe secili kandidat që synon bashkinë ka zgjedhur mënyrën e tij për të qenë më pranë votuesve. Por duket se Partia Socialiste ka preferuar të jetë më pranë qytetarëve me anë të rrjeteve sociale dhe të përqendruar tek imazhi. Kështu u shpreh pedagogu, njëherësh anëtar i AMA-s i propozuar nga Partia Demokratike Besian Zogaj i ftuar në Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj u shpreh se kjo atmosferë nisur nga mazhoranca ka rrudhur situatën normale zgjedhore. Për të, kjo lloj strategjie është e gabuar pasi nuk është e përqendruar tek programi.

“Vjedhje e vëmendjes mbi çështjet të cilat duan kandidatët të tërheqin vëmendjen e audiencës dhe elektoratit. Kjo gjë e ka rrudhur këtë situatën normale zgjedhore. Kemi të bëjmë mungesë ballafaqimi dhe programi, gjithë narrative është e përqendruar tek imazhi, fotografitë dhe tek dobësimi i kundërshtarit politik.  Nëse do i vendosja një emër fushatës së Veliajt, këtë do i vija, fushatë relativizuese, gjë që edhe mund të funksionojë, si ajo shprehja: më shumë zgurmë bën kur e thyen pianon sesa kur i bie.”- tha Besian Zogaj në Report Tv.

Ndërsa sipas pedagogut të komunikimit, Elis Çela problemi është me formën sesi po kryen fushatat nga Partia Socialiste. Sipas tij, fushata është e përqëndruar në rrjete sociale dhe nga kjo zgjedhje lind pyetja sesa përdorues ka në rrjete sociale dhe cilët qytetarë preken nga ky reklamim dhe prezantim programi me publik të përzgjedhur, shpjegon pedagogu.

“Unë e shikoj problematike, sepse s’kemi përputhje me interesat në mënyrën e informimit të publikut faktin që fushata është e përqendruara në rrjete sociale. Me një publik që është i përzgjedhur, pra s’është asnjëherë në terren me qytetar të rastësishëm. Duhet bërë dhe analiza se kush janë në rrjete sociale.”- tha ai.

Sa i takon fushatës së kandidatit zyrtar të PD-së për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko, për Zogajn slogani është i gjetur ndërsa vështirësia është tek përshtatja me teknologjinë.

“Fushata e Bejkos është atipike. Bejko e ka të vështire për t’u përshtatur, sa i përket menaxhimit dhe teknologjisë e shoh që ka vështirësi tek ky personazh. Për atë audiencë që e ndjek, do ketë pëlqyeshmëri por pengesa e tij, është struktura jonë sociale që përcillet dhe në menaxhimin e rrjeteve sociale. Slogani është i gjetur.”- tha Zogaj.

Edhe për ekspertin e komunikimit, slogani i PD-së është i duhuri por Bejko si kandidat është në disavantazh për shumë arsye në PD.

“Bie dakord që është i gjetur nga pikëpamja e sloganit. Bejko ka diavantazh të madh për shumë arsye. PD do të synojnë më tepër vota për këshillin bashkiak sepse për kandidatin duket e paarritshme.”- tha ai.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë