Vendoret e 14 majit, Duka kundër Berishës: I njoh zgjedhjet, rezultati i pakontestueshëm! PAA e hapur për bashkëpunim me qeverinë

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka dalë kundër pretendimit të Berishës dhe Metës të cilët akuzojnë qeverinë për manipulimin e zgjedhjeve vendore të 14 majit. I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, Duka tha se e njeh rezultatin e zgjedhjeve vendore dhe shtoi se duke parë rezultatin e thellë të fitores së PS-së është e pamundur të kontestohet rezultati dhe të pretendohet për manipulim zgjedhjesh.

Sipas Dukës, duhet të ketë denoncime për shitblerjen e votave por shtoi se rezultati final nuk do të ndikohej si në rastin e bashkive të Shkodrës, Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit ku kandidatët e opozitës fituan bindshëm.

“Unë them që pavarësisht shkeljeve të ndryshme, rezultatet në diferencë kaq të madhe nuk të lënë të kontestosh zgjedhjet dhe të dyshosh se zgjedhjet janë vjedhur.  Si në Tiranë, Elbasan, Durrës por ajo që cuditi më tepër ishte Shkodra të them të drejtën, duke parë edhe diferencën e madhe në fitore.

Nëse dokumentohen raste që janë blerë votat, shumë mirë bëhen sepse duhet të marrë fund shitblerja e votave në Shqipëri. Nuk mendoj se rezultati final mund të ndikohej në ndonjë nga këto bashki. Propaganda dhe mënyra e të bërit propagandë nga kryeministri ka qenë aftësi e tij”- u shpreh Duka.

Duke folur për bashki ku koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve për kryebashkiakë, kreu i PAA tha se mund të ketë pretendime për Belshin dhe Rrogozhinën ku diferenca e votave ka qenë tepër e ngushtë.

“Të them unë nuk njoh zgjedhjet do thotë nuk njoh rezultatet dhe nuk hyj në këshillat bashkiakë. Por ne i pranojmë dhe do hyjmë në parlamentet vendore. Nëse bëjmë analizë për kandidatët për kryebashkiakë, mendoj se ka ndonjë rast ku mund të dyshohet se rezultati është ndryshuar në mënyrë trë njëanshme dhe abuzuesze si rasti i Rrogozhinës dhe Belshi. Në Rrogozhinë edhe nga burgu u bënë ndryshime rezultate. Këtu duhen parë ankesat që do vijnë nga BF sepse kandidatët kanë qenë të tyre”- shtoi Duka.

Në lidhje me situatën brenda Partisë Demokratike, Duka u shpreh se për të patur zgjidhje duhet që udhëheqësit brenda këtij grupimi duhet të lënë mënjanë egot personale.

Ndërsa i pyetur nga gazetari Arbër Hitaj mbi mundësinë e një bashkëpunimi me qeverinë, Agron Duka nuk e përjashtoi diçka të tillë me argumentin se nëse situata brenda opozitës vijon të mbetet e njëjtë atëherë Patia Agrare Ambientaliste nuk mund  të qëndrojë peng.

“Nëse opozita mund të ketë të njëjtat probleme PAA është e hapur të bashkëpunojë me PS-në edhe nëse nuk dua unë. Nuk mund të rrimë peng të problematikave që mund të ketë opozita. Nëse qasjet që ne kemi do kenë zgjidhje pozitive nga qeveria, gjë që deri tani nuk na rezulton. Ne kemi cuar një projektligj për bujqësinë që u përkrah edhe nga deputetët e mazhorancës, por nuk u aprovua”- nënvizoi kreu i PAA.

Ndërkohë Sali Berisha dhe Ilir Meta, koalicioni i të cilëve pësoi një humbje të thellë në 14 maj duke marrë vetëm 7 nga 61 bashki të vendit, nuk kanë pranuar rezultatin duke pretenduar se janë bërë shkelje të vazhdueshme dhe presione të paligjshme për të ndikuar në vullnetin e qytetarëve. Në deklaratat e tyre si Berisha dhe Meta, kanë akuzuar qeverinë për përdorimin e dhjetëra miliona eurosh për blerjen e votave të qytetarëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:49
Duka nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimit me qeverinë: PAA nuk do mbetet peng i problematikave brenda PD-së

 

Kreu i PAA-së, Agron Duka nuk ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimin me qeverinë në të ardhmen për interesa të qytetarëve që e kanë votuar. Ai tha se nëse opozita do vijojë të ketë të njëjtat probleme, atëherë PAA nuk mund të rrijë peng i këtyre problematikave.

“Ka kohë për zgjedhjet parlamentare, por nëse opozita mund të ketë të njëjtat probleme është e hapur të bashkëpunojë me PS-në edhe nëse nuk dua unë. Nuk mund të rrimë peng të problematikave që mund të ketë opozita. Nëse qasjet që ne kemi do kenë zgjidhje pozitive nga qeveria, gjë që deri tani nuk na rezulton. Ne kemi cuar një projektligj për bujqësinë që u përkrah edhe nga deputetët e mazhorancës, por nuk u aprovua”- u shpreh Duka në Report TV.

Për Dukën situata brenda opozitës dhe përçarja në Partinë Demokratike do të përfundojë vetëm kur drejtuesit të lënë mënjanë egot e tyre personale. Sa i takon rezultatit të dobët të koalicionit Berisha-Meta në zgjedhjet e 14 majit, Duka tha se nuk e priste kurrë diçka të tillë, duke u shprehur se mendonte që opozita do të fitonte deri në 15 bashki.

“Problemi më madhor janë problemet renda PD-së, duhet të lënë egot e tyre veë udhëhqqësit e PD në mënyrë që vetë Partia Demokratike të bashkohet dhe të jetë gati për zgjedhjet parlamentare. Opozita ka qenë jashtë sistemit për fajet e veta sepse nuk hyri në zgjedhje. Tani opozita është në sistem, nuk kam thënë kurrë që fitojmë shumicën e bashkive, por kam thënë se marrim një numër të caktuar. Nuk kam menduar kurrë që do jenë 7 bashki, mendoja se do ishin 10 ose 15. Nëse opozita do përpiqet mos të shohë vetëm egon e vetë, mund të kemi zgjedhjet parlamentare ku opozita mund të marrë drejtimin”-shtoi Duka.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës