Ditën e djeshme në 5 bashki të vendit u zhvilluan vendoret e pjesshme, të gjithë të fituara nga Partia Socialiste, me një diferencë të madhe në vota nga kandidatët e pavarur, por me një numër të ulët votash për shkak të pjesëmarrjes së paktë të zgjedhësve në proces.
Ish-kandidati i opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja, i ftuar në Report Tv në studion e ‘Shqipëria Live’ me gazetarin Ermal Qori, tha se në Shqipëri duhet të hapet debati për të kthyer me detyrim ushtrimin e votës. Kalaja u shpreh se Vlora, me një pjesëmarrje prej 12.5%, ka prodhuar vota sa për dy mandate deputeti, por jo për të legjitimuar një kryetar qyteti.
“Kemi parasysh që nuk kishte interesa nga qytetarët. Qytetarët largohen nga politika. Kjo vjen se nuk kanë interes tek politika. Shumica nuk e dinin që kishte zgjedhje. Këto justifikimet që shiko se ishte ditë me shi, na fyejnë inteligjencës. Ta tresësh njeriun në ujë nga shiu... Po patën interes njerëzit kanë dalë jashtë në kushte dhe më të vështira.
Tek PD është zhgënjyese pjesëmarrja në zgjedhje. Nuk ngjiti kandidati i shoqërisë civile. Kam parë disa reagimet ë disa kandidatëve që nuk i ka mbështetur PD. Nuk kishin legjitimitet këto zgjedhje. Të votojnë 12.5% i bie me u zgjedh një kryeplak, jo një kryetar bashkie. Ndoshta Shqipërisë i ka ardhur momenti të votojnë me detyrim. Sundimi i pakicës mbi shumicën quhet tirani. Edhe në zgjedhjet e 11 majit nuk kemi pasur ndonjë pjesëmarrje të lartë. Vlora që është korpusi i votave, ka nxjerrë dy mandate deputeti. Njerëzit e kanë humbur interesin se çfarë thotë PD. Ato që humbën në bashki, duhet të dilnin të mbanin ndonjë përgjegjësi”, tha Kalaja.
Kalaja gjithashtu ka komentuar dhe ligjin për barazinë gjinore, duke thënë se nëse do të ishte në parlament, do të bënte gjithçka për të ndaluar mazhorancën ta votonte.
“Po të isha në parlament, jo do të ka votuar kundër, do të kisha bërë gjithçka që të ndaloja maxhorancën për ta votuar. Duhet t’i thuhej qartë që nëse votohet ky ligj, nuk do të marrim pjesë në jetën parlamentare. Do të ishte në nderin e çdokujt që të jepte votë kundër atij ligji. U futën në zgjedhje të pjesshme pa bërë analizë për procesin e 11 majit. E njëjta gjë do të ndodhte dhe me Tiranën”, tha demokrati.
Duke analizuar pjesëmarrjen e ulët të të rinjve, Kalaja tha se është domosdoshmëri për t’i ftuar ata që të bëhen pjesë e politikës pasi ka humbur interesi në masë. Ndër të tjera Aulon Kalaja thotë se demokratët janë shumë të lodhur nga humbjet e një pas njëshme të opozitës.
Komente












Po pse more I pa udhe te mos votohet , apo doni te vini me zor ne pushtet ? Po sikur tju dalin dhembet e qumeshtit ardhja juaj ne pushtet nuk do te realizohet , pd band antishqiptare .
Përgjigju