‘Vendoret’/ Mediu takim me qytetarët e Devollit: Pushteti po imponon zgjedhjet, qeveria është mbrapa me interesat e popullit

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me qytetarët në Devoll. Ai u shpreh se qytetarët e Devollit po përballen gjithnjë e më tepër më një pushtet në krye që kontrollon votat dhe zgjedhjet.

Ndër të tjera ai u shpreh se qeveria po shkon mbrapa me interesat e popullit.

“Pushteti po përdor çdo mënyrë për tu imponuar dhe kontrolluar zgjedhjet.

Ky pushtet kërcënon këdo që i vihet përballë:

-Duke kërcënuar për largim nga puna

-Duke kërcënuar për shkatërrim biznesi

-Duke kërcënuar për grabitje prone

Duke të ofruar për të blerë votën dhe nderin, të ardhmen e fëmijëve tuaj

Socialistët mendojnë se shqiptarët janë në shitje, është në shitje, jeta, liria dhe dinjiteti ynë.

Shumë nga frika si asnjëherë tjetër druhen të dalin hapur, disa të tjerë nga frika e varfërisë dhe pushtetit, apo zelli i korrupsionit bëjnë presion dhe shesin gjithçka.

Pluralizmi politik është zëvendësuar me pazarin politik.

Diferenca e ideve është zëvendësuar me sharjen dhe fyerjen.

Qeveria shkon përpara në interesat e saj, por  duke lënë mbrapa shqiptarët pa shpresë, që zvarriten në pamundësinë për të ndërtuar lumturinë e tyre, mbrojtur liritë dhe të drejtat e tyre.”- tha Mediu.


Lajmi kryesor:

‘Vendoret’/ Kandidatët për Bashkitë e vendeve në terren, Sako: Jemi për barazi sociale, ndërtojmë 52 rrugë! Boçi: Do bëj më shumë për nevojat tuaja


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja