'Vendoret', Meta nis fushatën në Durrës: Fondet e qytetit janë vjedhur, na votoni që ta kthejmë vendin si në 2005-n

Zgjedhjet lokale janë pranë dhe fjalimet në terren kanë nisur, pavarësisht se në dukje opozita është në ngërçe të njëpasnjëshme juridike. Edhe pse “gara” mes partive nuk ka nisur me të njëjtin ritëm, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar këtë të diele një takim me strukturat e partisë në Durrës ku ka shprehur vizionin e partisë së tij.

Duke theksuar se janë edhe 60 ditë para zgjedhjeve vendore të 2023, Meta ka akuzuar qeverinë për mos emancipimin e Durrësit. Për ta ilustruar programin e ri të Partisë së Lirisë, Meta në fakt preferoi të kthehej pas në kohë. Në përfundim të fjalës së tij dhe thirrjes për të votuar kandidatin e dalë nga primaret e Berishës, Igli Cara, Meta u shpreh se nëse qytetarët e Durrësit, votojnë opozitën të cilën e quajti “të bashkuar” pas nxjerrjes jashtë loje të Berishës nga KQZ dhe ‘Apeli’, Durrësi do kthehej në 2005-n, periudhë që mesa duket ish presidenti e sheh si të suksesshme.

“Fondet e Durrësit janë të gjithë të vjedhura.

Erdhi momenti të ndëshkojmë rilindjen me votë. I morën të gjitha i kishin në dorë. Votën e marrin pastaj nuk japin llogari pastaj as nuk pyesin. Ja dhe fëmijët bërtasin Rama ik, u ka ardhur në majë të hundës të gjithëve. Asnjë palë zgjedhje nuk ka fituar ai. Prandaj ka tmerr të madh nga zgjedhjet që po vijnë ky. Ne si PL kemi Durrësin prioritet të rëndësishëm se është qendër e rëndësishme. 20 vjet të njëjtat histori keni dëgjuar, beton aty beton këtu.

Tani ka mbetur të ngremë pallate mbi pallate. Jame sigurt që me votën tuaj, Durrësi do jetë si i 2005-s.”- tha Meta.

Kujtojmë se pas vendimit të KQZ, kreu i PL-së zhvilloi një takim me Berishën për afro 40 minuta për atë që e quajti takim për aksion opozitar. Pas takimit, vetë Berisha konfirmoi që kandidatët e primareve do të futen në zgjedhje përmes një koalicioni me Ilir Metën, duke mbyllur çdo derë bashkëpunimi me Alibeajn, ndonëse ky i fundit u ka bërë ftesë që futen nën siglën zyrtare të PD-së. Teksa doli nga selia blu, Meta tha se kandidatët e primareve janë edhe kandidatë të Partisë së Lirisë.

Gjykata e Apelit vendosi të kthejë edhe njëherë çështjen e PD-së në Gjykatën e Shkallës së Parë, duke zhbërë vendimin e Zhukrit. Si rrjedhojë, edhe KQZ pati të njëjtin arsyetim, duke aprovuar PD-në e Alibeajt, por me kushtin e firmës së Bashës. Kjo kërkesë nuk është mirëpritur nga PD. Vendimi i KQZ është dërguar në KAS.

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • frok kroni: 13/03/2023 13:21

    hajdut me patente ndrekombetare ilir meta alias metaj su ngope or kellire cepani

    Përgjigju
  • Linda: 12/03/2023 18:09

    Hajduti therret kapeni hajdutin,fushate zgjedhore-partia liris!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë