TIRANË- Pas Tiranës, qyteti i Durrësit do të jetë ndër garat më të rëndësishme të 14 majit. Mes Igli Carës nga koalicioni Meta-Berisha dhe Emirjana Sakos nga PS, pritet të jetë një garë e fortë, dhe kjo u tregua edhe nga sondazhet e ‘Piepoli’ në bashkëpunim me Report Tv.

Igli Cara i ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv foli për vështirësitë me të cilat përballen qytetarët e Durrësit. Ndërsa nuk bie dakord me ndërtimin e Portit të Durrësit, që nuk e quan një investim strategjik njëjtë si deputetja e PS, Klodiana Spahiu.

“Projektet janë strategjike, s’kanë lidhje vetëm më Durrësin. Do ti konsideroja pozitive, kam 30 vjet që jetoj në Durrës, dua të jap gjithçka për qytetin tim”, tha Spahiu.

“Të flasësh për projekte strategjike pasi ke 10 vite në pushtet. Përveç hekurudhës që e mirëpres, për projektin tjetër nuk bie dakord se nuk është strategjik që i vjen në ndihmë qytetit të Durrësit. Këto zgjedhje janë për qytetin e Durrësit”, tha Cara.

Cara e cilëson Portin e Durrësit si një aferë korruptive dhe ndonëse shumica e qytetarëve në sondazhin e ‘Piepolit’ presin që kushdo të dalë fitues nga zgjedhjet e 14 majit të mbështesë këtë projekt, Cara thotë se ai do bëjë gjithçka për ta ndaluar. I pyetur nga gazetarja Anduela Ndreu se si do ta ndalojë, Cara tha se do të gjejë çdo rrugë ligjore për ta kundërshtuar projektin e vjedhjes. Por, deputetja e PS thotë se ky investim strategjik do jetë në dobi të gjithë qytetarëve.

"Do gjej të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar projektin e vjedhjes. I gjithë projekti është korruptiv", tha Cara. 

Nga ana tjetër, Cara tha se kjo garë nuk do të jetë e lehtë pasi përballë ka një bandë kriminale. Por Spahiu thekson se ai ka në garë Emirjana Sakon, një grua model që ka punuar për zhvillimin e Durrësit. Ajo tha se Cara dhe Berisha nuk mund të ofendojnë gratë durrsake dhe se për këtë përgjigjen do ta marrin më 14 maj, që sipas saj nuk ka shanse ta fitojnë Durrësin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
Cara në ‘Pa protokoll’: Përballë kam një bandë kriminale! Spahiu: S’mund të ofendosh Emirjana Sakon, përgjigjen e merrni më 14 maj

 

Një debat u zhvillua mes Igli Carës dhe deputetes socialiste Klodiana Spahiu për garën në qytetin e Durrësit. Igli Cara tha se përballë ka një banë kriminale dhe nuk është apske e lehtë, por kjo nuk u prit mirë nga deputetja socialiste e cila i tha se ai nuk mund të flasë me gjuhën e një të humburi si Berisha.

Spahiu tha se përgjigjen do ta marrin më 14 maj dhe theksoi se Cara dhe Berisha nuk mund të ofendojnë një kandidate si Emirjana Sako që ka bërë shumë për qytetin e Durrësit.

Cara: Përballë nuk kam një parti, kam një bandë, e cila ka edhe shtetin në dorë, edhe grupet kriminale edhe policinë. E kam marrë këtë risk.

Spahiu: Ti përballë ke PS dhe kandidaten. Pse do flasësh ti me gjuhën e Berishës. Berisha është përrallë nga e kaluara. Nuk të takon ty të flasësh me gjuhën e Berishës. Atë që i ka bërë atë ditë Berisha grave durrsake do ta marrë mbrapsht me datë 14. Do digjesh ti.

Cara: Po ndihmon një grup njerëzish që kanë shkatërruar qytetin tënd, një grup njerëzish që po bën të ikin rina.

Spahiu: Po sa palë zgjedhje ka fituar PS me ju. Ore a janë rritur votuesit nga 2013 në 2022. Ti vazhdo me grupin e njerëzve. E ke gabim. Po ndjek hijen e një të humburi.

Cara: Koha do t’iu bëjë t’iu vi turp nesër për Durrësin.

Spahiu: Unë po të flas vetëm për fitoren e PS dhe po të flas që Berisha me atë që bëri ndaj grave durrsake do ta marrë përgjigjen më 14 maj.

Cara: Pse nuk merresh me Durrësin?

Spahiu: Ti me ca po merresh?

Cara: Unë po s’merrem me Ramën.

Spahiu: Pse nuk merresh me kandidaten? Pse nuk merresh ti me atë kandidate që ka tre vjet që nuk sheh shtëpi, nuk sheh kalamajtë dhe she vetëm procesin e rindërtimit.

Cara: S’po e ofendoj.

Spahiu: Ti po thua që e mbështet banda, korrupsioni.

Cara: Patjetër, kjo është e vërtetë. Ky është fakt.

Spahiu: Pse duhet ta thuash këtë. Se ai njeri është I përkushtuar për bashkinë.

Cara: Nuk është e vërtetë. Sot siç e pranove, se ti indirekt me fjalët që the…

Spahiu: Ti nuk mund të ofendosh një grua zonjë I përkushtohet drejtimit të qytetit.

Cara: S’po e ofendoj

Spahiu: Po e ofendove. Sepse I the drejtohet nga bandat, ti dhe ai I humburi jot. Nuk është absolutisht e vërtet dhe këtë ti do ta provosh me datë 14 maj. Dhe unë po ta shpjegoj që ju bashkinë e Durrësit se keni marrë asnjëherë edhe kur ka qenë Berisha në pushtet dhe s’keni për të marrë asnjëherë, harroje. Se nuk mund të vijë Sali Berisha dhe të ofendojë qytetaret durrsake në Durrës. (I bie tavolinës)

Cara: Ky i juaji çfarë bëri?

Spahiu: Ai tha një të vërtetë. Që dy njerëz të humbur nuk të mbështesin dot ty.

Ora 22:18
Qytetarët pro portit të ri të Durrësit në Sondazhin 'Piepoli', Igli Cara: Vjedhje, do bëj gjithçka për ta ndaluar nëse zgjidhem kryebashkiak

 

Qytetarët Durrësakë janë pro projektit të Portit të Durrësit. Të pyetur nga Institutit Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 63% e tyre presin që kushdo të dalë fitues nga zgjedhjet e 14 majit dhe të jetë kryetar i bashkisë do të duhet ta mbështesë projektin e Portit të ri të Durrësit. Mirëpo, i ftuar në Report Tv, kandidati i koalicionit Meta-Berisha, Igli Cara tha se Porti i Durrësit është një aferë korruptive. I pyetur se si do ta kundërshtojë nëse më 15 maj do të jetë kryebashkiaku i Durrësit, ai tha se do të gjejë çdo rrugë ligjore për të ndaluar.

Këtë projekt e kemi në GJK. Pa u shprehu gjykata nuk marr rolin e gjyqtarit. Është miratuar pa garë, i është dhënë mikut të Ramës, Alabbar. Kam bindjen time se ky projekt do rrëzohet se ka shkelje të shumë neneve. Do gjej të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar projektin e vjedhjes. I gjithë projekti është korruptiv.

Nga ana tjetër, deputetja e PS, Klodiana Spahiu tha se Porti i Durrësit është një investim strategjik jo vetëm për qytetarët durrsakë, por për të gjithë vendin.

“Përfiton atë pronë publike të portit të Durrësit që i ka munguar qytetarëve. Kthehet në pronë publike të qytetarëve durrsakë. 45% është sipërfaqe e lirë, iu kthehet qytetarëve që s’kanë patur mundësi të përfitojnë nga porti i Durrësit, do përfitojnë shëtitore, hapësirën e gjelbër, investimin. Porti aktual tregtar nuk mund të jetë më ndotës në poziciononin që është. Mbetet pronë publike, 700 m linear plazh”, tha Spahiu.

Ora 21:51
Igli Cara: Në Durrës s’ka ujë 24 orë! Spahiu: S’është e vërtetë! Kandidati i Berishës: Gati të tërhiqem nga gara nëse ka në të gjitha zonat

 

Një debat është zhvilluar mes kandidatit të Berishës për Durrësin, Igli Carës dhe deputetes socialiste Klodiana Spahiu s ai takon ujit të pijshëm në qytetin e Durrësit. Cara tha se shumica e komunave nuk ka ujë të pijshëm dhe sipas tij në 10 vite PS s’ka bërë asgjë. Por, Spahiu thotë se të gjitha zonat furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm. Cara kundërshton duke thënë se është i gatshëm të tërhiqet nga kandidimi nëse në zonat që ai përmendi, si Ishmi dhe Shën Pjetri.

Cara: Në këto 10 vite qytetarët nuk kanë marrë shërbime, shumica e komunave s’ka ujë.

Spahiu: Ka 24 orë ujë të pijshëm.

Cara: Shko në Shën Pjetër, Ishëm. S’ke informacion.

Spahiu: Ishmi ka ndryshuar rrënjësisht. Kalaja është restauruar.

Cara: Po ta them unë që nuk ka dhe nëse s’del kështu jap dorëheqjen nga kandidimi.

Spahiu: S’janë të dhënat e ujësjellësit i kam nga parlamenti, kam qenë vetë kur u miratua.

Cara: Pse të vjen keq t’iu thuash të vërtetën. Kjo është e vërtetë.

Spahiu: Ka 24 orë ujë.

Cara: Shko në Shën Pjetër, Ishëm. S’ke informacion.

Spahiu: Ishmi ka ndryshuar rrënjësisht. Kalaja është restauruar.

Cara: Po ta them unë që nuk ka dhe nëse s’del kështu jap dorëheqjen nga kandidimi.

Spahiu: S’janë të dhënat e ujësjellësit i kam nga parlamenti, kam qenë vetë kur u miratua.

Cara: Pse të vjen keq t’iu thuash të vërtetën. Kjo është e vërtetë.

Spahiu: Ka 24 orë ujë.