Teqeja e Melçanit është një ndër tre teqetë më të vjetra të Shqipërisë dhe me vlera të mëdha të zhvillimit të besimit, kulturës dhe historisë së shqiptarëve. Objekti i kultit do të ndërtohet pikërisht në themelet e teqesë së vjetër, që regjimi diktatorial komunist i Enver Hoxhës e shndërroi në repart ushtarak.
Në ceremoni ishte i pranishëm Kryegjysëhi Botëror Baba Edmond Brahimaj, Baba Sadik Hibrokodheli, besimtarë prej an’ e kënd vendit, klerikë, drejtues vendorë dhe kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo. Kryegjyshi Botëror Baba Edmond Brahimaj falenderoj baba Sadikun, dhe gjithë ata që mundësuan të bëjmë këtë vepër të shkëlqyer. “Të tregojmë që bektashizmi ka qenë dritë, dritë do të mbetet dhe do të vazhdojë të ketë dritë!”-tha Kryegjyshi Botëror Baba Edmond Brahimaj.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)