Në orët e para të mëngjesit, në pjesën e jashtme të një kantieri ndërtimi në Kamëz është vendosur një sasi lënde plasëse. Raportohet se pasojat janë vetëm në dëme materiale.
Njoftimi:
Rreth orës 03:40, në bulevardin “Nënë Tereza”, në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Komente









