Vendoset në Troshan busti
mbi 70-vjeçar i At Gjergj Fishtës

Vendoset në Troshan busti<br />mbi 70-vjeçar i At Gjergj Fishtës
LEZHË-Një bust mbi 70-vjeçar i homerit Shqiptar At Gjergj Fishta bashkë me atë të Ndoc Hil Ndojt, i cili ishte përsoni që e gjeti dhe e ruajti për vite të tëra janë vendosur në fshatin Troshan të Lezhës.

Ceremonia e përurimit të këtyre dy bustëve u organizua në 76-vjetorit e vdekjes së Fishtës, ndërsa të pranishëm ishin drejtues lokal, përfaqësues të klerit katolik dhe familjes Ndoj, si dhe banorë të zones.

Në fjalen e tij Prefekti i Lezhës Eduart Ndreca, duke ju referuar figurës së Fishtës evidentoi faktin se mesazhet e përcjella prej tij duhet të jenë prezente edhe në ditet e sotme.

Përfaqësuesi i klerit katolik u shpreh se ky bust i At Gjergj Fishtes është një mundësi më shumë për ta njohur këtë figurë dhe në të njëjten kohë vendosja e tij në Troshan i jep një rëndësi më të madhe këtij vendi.

I biri i Ndoc Hil Ndoj mes emocionesh shpreh gëzimin e tij që sot arriti të bëjë realitet endrrën e babait të tij.

Ky bust i vjetër i At Gjergj Fishtës ku duken qartë dhe shenjat e dhunimit është gjetur në vitin 1968 në ujerat e lumit Drin dhe që prej asaj kohe është ruajtur nga familja Ndoj.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre