Futbollisti i Kombëtares Kosovare, Milot Rashica me golin e shënuar në minutat e fundit jo vetëm i dha fitoren 2-1 Werder Bremen ndaj Eintracht Frankfurt, por edhe pasuroi një tifoz.
Tifozi kishte parashikuar pesë ndeshjet e së shtunës pasdite dhe kishte luajtur vetëm 1 euro duke fituar 250,000 euro.
Skedina fituese e tifozit
Fituesi i kishte luajtur me pjesë të gjitha ndeshjet, duke i gjetur të gjitha, por ishte goli i Rashicës në minutën e 96’ të takimit që i dha paratë tifozit.
Komento