VIDEO/ Milot Rashica shënon me Galatasaray-n, shqiptari i mëson Icardit si bëhet 'Shqiponja'

VIDEO/ Milot Rashica shënon me Galatasaray-n, shqiptari i mëson Icardit si bëhet 'Shqiponja'

Milot Rashica dhe Mauro Icardi

Galatasaray fitoi 6-0 me Kayserispor për raundin e 29 në elitën e futbollit turk. Në këtë duel shënoi edhe Milot Rashica, sulmuesi i Kosovës. Ka qenë e 22-ta minutë kur pas një asisti, Rashica ia ndali topin në rrjetë portierit, për golin e dytë të ndeshjes.

Në festën e golit, Miloti i ka mësuar Icardit sesi festohet me 'Shqiponjë'. Dueli ka qenë i mirë edhe për Icardin, me sulmuesin që shënoi tripletë. Forma e mirë e Rashicës, Icardit dhe Zaniolos ka bërë që Galatasaray të shkëputet në krye të klasifikimit me 66 pikë, nëntë më shumë se Fenerbahce që ndjek në vendin e dytë.

Skuadra nga Stambolli është me një dorë te titulli kampion, teksa kërkojnë të blejnë përfundimisht kartonin e Rashicës në fundin e sezonit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat