Vlorë- Arrestohet një 35 vjeçar i dyshuar për vendosjen e eksplozivit në pronën e babait dhe njëkohësisht për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
I arrestuari me inicialet E. O ishte i shpallur prej kohësh në kërkim.
Në datën 30 mars 2019, ai dyshohet se ka vendosur eksploziv në oborrin e banesës së babait të tij, për motive të dobëta.
Sipas policisë, ndaj tij rëndon edhe një vepër tjetër penale si "Dhuna në familje". Vjehrra e tij më 9 mars 2019 e ka kallëzuar dhëndrin për dhunë fizike ndaj vajzës së saj.