Vendosja e pritave në lumin Shkumbin, Balla: Pas 30 vitesh shpëtohen 100 ha tokë bujqësore
Kryetari Balla në Shushicë
Ujërat e lumit Shkumbin kanë qenë një problem i madh për banorët në Shushicë, pasi prekte gjithë tokat bujqësore. Investimi në ndërtimin e pritave përgjatë pjesës jugore të lumit Shkumbin pranë lagjes së Cogës në Shushicë të Elbasanit bëri të mundur shpëtimin dhe rekuperimin e 100 hektarë tokë bujqësore.
Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja dhe deputetin Arben Kamami inspektuan punimet që ato të jenë gati përpara shirave të vjeshtës.
"Kemi ardhur për të ndjekur nga afër një prej zgjidhjeve të problemit më të madh që ka kjo zonë e Elbasanit, që shkaktohet për shkak të përmbytjeve të lumit Shkumbin, e cila pas 30 vitesh, më në fund shpëton 100 ha tokë të cilat ishin pre e përmbytjeve të lumit Shkumbin", ka theksuar Balla.
Sipas tij plani tjtër është që zona të pyllëzohet dhe lumi Shkumbin të mos jetë rrezik, por mundësi e mirë për zhvillimin e bujqësisë duke u përdorur për vaditje.
Kryetari i Bashkisë Z. Llatja theksoi se puna do të vijojë më tej me pyllëzimin e zonës, duke i shtuar mushkërinë e gjelbër Elbasanit, duke qenë se është shumë pranë qytetit.
"Është përfituar një sipërfaqe toke e konsiderueshme, një pjesë tjetër është ruajtur nga përmbytjet. Kjo sipërfaqe do të pyllëzohet shumë shpejt, do të jetë ndër prioritetet e Bashkisë së Elbasanit duke i shtuar edhe kurorën e gjelbër qytetit duke qenë se është shumë pranë tij", shprehet Llatja.
Deputeti Arben Kamami vuri në dukje se një punë po kaq e mirë është bërë edhe në disa zona të tjera të cilat përmbyteshin nga Shkumbini, ku përfshihet fshati Muriqan dhe u vazhdua me argjinaturën pranë fshatit Polis Valë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.8%
-
Jo
44.7%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5094
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Po nuk u vunë pritat, Vjosa do dalë te hekurudha’, erozioni lumor ‘gllabëron’ 60 hektarë tokë në Novoselë të Vlorës
6 Shkurt, 16:15
-
Itali/ Përmbytje në Siçili, bllokohen rrugët, uji 'rrëmben' automjetet! Zjarrfikësit kryejnë 100 operacione shpëtimi (VIDEO)
3 Shkurt, 08:09
-
Durrës/ Çahet argjinatura e kanalit të Porto-Romanos, banorët akuzojnë firmën dhe kërkojnë ndërhyrje: Rrezikohet katastrofa, të ndërhyhet
31 Janar, 14:13
-
Vlorë/ Reshjet rikthejnë frikën e përmbytjeve të 4 Tetorit, 10 minuta shi kthejnë qytetin në 'Venecia'! Nën ujë ‘Albana & Romina’ dhe zona e Skelës (VIDEO)
29 Janar, 10:42
-
Dëmshpërmblim për të përmbyturit në Vlorë, 600 mijë euro për 354 familje! Paratë kalojnë në llogaritë bankare në fund të Janarit
20 Janar, 12:02
-
Himarë/ U përmbyt rruga e bizneset, KLSH nis auditimin për hidrocentralin e ish-deputetit të PD, Vasil Gjika! Në hetim administratori
17 Janar, 16:59
-
Çahet muri i ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec, derdhen 15 mijë metra kub ujë! Dëmton 10 biznese e 2 familje! Prefekti i Vlorës për Report Tv: Situata nën kontroll
16 Janar, 13:55
-
Përmbytet sërish Vlora / 'Albano & Romina' e disa rrugë të pakalueshme, uji ka hyrë në disa banesa! Qytetarët vendosin thasët me rërë (VIDEO)
12 Janar, 18:29
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
12 Janar, 08:34
-
VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)
9 Janar, 22:49
-
Përmbytet kopështi “Besëlidhja” më i madhi në Lezhë, fëmijët përcillen në shtëpi! Godina u rikonstruktua 5 vite më parë, kushtoi 50 milionë lek
11 Dhjetor 2024, 08:42
-
Priten reshje me intensitet të lartë në Vlorë, Bashkia apel qytetarëve: Bëni kujdes! Rrugët ku s'duhet të parkoni automjetet
8 Dhjetor 2024, 07:42
KJO ESHTE PUNE E MIRE,,nuk mund te lejohen lumejte te hane toka bujqesore,,,kemi pak toke si shtet…...
Përgjigju