TIRANË- Brenda javës presidenca do të publikojë një opinion lidhur me draftin e Komisionit të Venecias, mbi figurën e presidentit Ilir Meta. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi i cili thotë se Raporti tregon zero shkelje të kushtetutës, ndonëse raporti i publikuar pak ditë më parë thoshte se presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën me dekretin për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit. 

"Brenda javës institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar Raportin e tij për Draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias, gjithmonë në vazhdim të transparencës dhe rëndësisë së çështjes në fjalë, që meriton vetëm shterim kushtetues, ligjor, profesional dhe faktik, larg çdo ndikimi politik dhe të dyshimtë.

Zero shkelje të kushtetutës!

Mbrojtje e shkëlqyer e kushtetutës!

Mbrojtje e shkëlqyer e konventës europiane të të drejtave të njeriut!

Mbrojtje e shkëlqyer e vendimit të gjykatës së strasburgut për të drejtën e zgjedhjes!

Mbrojtje e shkëlqyer e detyrimeve ligjore që ka Shqipëria nga marrëveshja e stabilizim asocimit me bashkimin europian!", shkruan Blushi.