Ajo e djeshmja ishte vetëm një ditë pushimi. Në Venecia është rikthyer frika. Sirena e alarmait ranë në qytet që në orët e para të nëngjesit.
Batica në lagunë po rritet me ritme të shpejta ndërsa niveli I ujit në qytet ka shkuar në 160 cm. ‘Piazza San Marco’ është mbyllur për turistët ndërsa 70% e qytetit është përmbytur.
Dhe ndërsa vazhdojnë rreshjet, era e forte ë ka komlikuar edhe më shumë situatën e anijeve në lagunë të cilat janë urdhëruar të kthehen në bankinat në qytet.
Kryeministri Giuseppe Conte përmës gazetës Corriere della Sera ka njoftuar se qeveria e tij do të ngrejë një komitet ndërministrore për ruajtjen e Venecias dhe do të trajtojë problemet strukturore të qytetit.
Dje Qeveria italiane shpalli në qytet gjendjen e jashtëzakonshme dhe akordoi ndihma financiare për të dëmtuarit nga përmbytjet.
Ndërkohë vala e motit të keq ka ‘pushtuar’ gjithë Italinë. Dy vorbullat ciklonike që qëndrojnë pezull mbi gadishull kanë shkaktuar dëme dhe probleme të shumta.
Në Piemonte nga përmbytjet janë shembur rrugë dhe ura kurse në Liguria, në qytetin e Genova-s lumenjtë kanë krijuar përmbytje dhe rrëshqitje dherash dhe qindra njerëz janë shpërngulur nga banesat e tyre.
Vala e motit të keq që po godet Europën ka shkaktuar përmbytje të mëdha në disa vende. Në Spanjë, në qytetet Katalonja dhe Cantabria dhe në juglindje të Francës kanë humbur jetën 2 persona dhe 5 të tjerë janë shpallur të humbur.
€10 me pi nje kafe Ne venis. Njeashtu si ja marrin popullite njeashtu ta merr zoti.
Përgjigju