‘Venecia’ pro zgjatjes së afateve të vettingut, Braho: S’është e nevojshme, KPK e dinte që kishte një afat! Duhet analizë, në sitë edhe profesionalizmi i anëtarëve

TIRANË- Në një kohë kur ka mbërritur drafti paraprak i Komisionit të Venecias ku rekomandohet pro zgjatjes së afateve të vettingu-ut, juristi Ledio Braho del kundër këtij propozomi. Në ‘Studio Live’ në Report Tv, Braho thotë se KPK e ka ditur që në ngritje të saj që ka pasur në afat të caktuar për të kryer procesin e vettingut, por nuk e ka bërë një gjë të tillë e për pasojë ai e gjykon jo të arsyeshme që t’i shtyhet afati.

“Ky draft është në përputhje me parimet kushtetuese. Pretendimit që Këshillit Legjislacionit ka ngritur kanë atë bëjë që KPK ka nisur punën me vonesë për shkak të konfigurimit të saj dhe për shkak të pandemisë. Që nga qershori 2022, afti i fundit për funksionimin e KPK, ka mbetur rreth 1/3 e subjekteve pa u shqyrtuar nga KPK. Këto janë argumentet kryesor që propozohen në Komision e Venecias që të shqyrtojë. Parashikohet që KLGJ dhe KLP do i duhet rreth 1 vit e gjysmë që të kryejnë vetting-un. Jam kundër kësaj qasje sepse KLGJ dhe KLP i kanë pasur gjithë kohës këto vite që të merreshin me këtë çështje duke e ditur që kishte një afat të caktuar. Ndaj nuk besoj se e kanë lënë për 22 qershor që mbaron afati i KPL që të miratojnë rregullat. Në dijeninë time KLGJ dhe KLP janë të gatshme ta vijojnë procesin e vettingut”, u shpreh Braho për Report Tv.

Përballë gazetarëve Arbër Hitaj dhe Migena Sotirit, juristi pohoi se duhet një analizë e detajuar për të treguar përse KPK nuk i shqyrtoi të gjitha dosjet brenda afatit të caktuar, ku pjesë e analizës ai thekson se duhen bërë edhe vetë anëtarët, duke ngritur dyshime mbi profesionalizmin.

“Kjo bie ndesh me opinion e Komisionit të Venecias që ka dhënë në fillim, sepse nëse pandemia dhe ngritja e KPK duhet të konsideron si shkak për shtyrjen e afatit me 2 vite e gjysmë, kjo nuk është normale. Përpara se të iniciohej kjo duhet një analizë për punën e KPK deri më tani. Nuk ka asnjë analizë pse KPK ka marrë kaq shumë kohë që për 5 vjet do arrijë të kryejë vetëm 2-3 e subjekteve jo të gjitha subjektet. Duhet gjetur ku është problemi, mbase tek anëtaret e KPK që nuk kanë nivelin e duhur të profesionalizmit për ta kryer këtë detyrë sipas parashikimeve kushtetuese në lidhje me afatet. Nuk kanë efektivit anëtaret e KPK”, tha Braho në Report Tv.

Për Brahon, referoma në drejtësi nuk ka sjellë asnjë produkt, përveçse ka boshatisur të gjithë sistemin e drejtësisë, duke zvarritur proceset gjyqësore.

“Ne jemi mësuar me deklarata të tipit që reforma në drejtësi po jep fryte, po nuk po shihmi asnjë fry përveç boshatisjes se gjykatësve dhe prokurorëve. Duhet zgjidhet plotësimi i vakancave të cilat sjellin zvarrite të proceseve gjyqësore. Sot një gjyq civili mund të zgjasë tre vite, në shkallë apeli 5 vite dhe vendim të formës së prerë duhet rreth 8-9 vite. Procesi vettingut është e rëndësishme të vijojë por duhet që njëkohësisht ti japin zgjidhje avancave gjyqësore", tha ai.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë