Venecia, Rama selfie me aritstët
shqiptarë: Krenar për prezantimin!

Venecia, Rama selfie me aritstët<br />shqiptarë: Krenar për prezantimin!
VENECIA - Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet prej dy ditësh në Venecia, ku ka marrë pjesë në Bienalen e Arkitekturës 2014 së bashku me përfaqësinë e Pavionit shqiptar, është shprehur me nota pozitive për paraqitjen e bërë nga dy artistët shqiptarë Edi Hila dhe Ardian Paci.

Ai është shprehur krenar për përfaqësimin e bërë nga Shqipëria ndërsa ka ndarë në rrjetet sociale disa nga fotot me Pavionin shqiptar ku pjesë e tyre janë edhe Mnistrja e Kulturës Mirela Kumbaro si dhe ambasadoria shqiptare në Itali Bukurie Gjonbalaj.

rama me artistet
(Në foto: Kryeministri Edi Rama me Ministren e Kulturës Mirela kumbaro dhe ambasadoren Bukurie Gjonbalaj)

Ndërkaq në një foto të tretë, Kryeministri Edi Rama ka shprehur kënaqësinë e tij për prezantimin e dy artistëve shqiptarë Edi Hila dhe Ardian Paci ku ka bërë edhe një ‘selfie’ me ta. 

"Mesuesi-nxenesi-nxenesi i nxenesit:-) Me Edi Hilen&Adrian Pacin artistet qe e bene Shqiperine te shkelqeje ne Venezia." lexohet në postimin e Ramës

rama hila paci
(Në foto: Kryeministri Rama 'selfie' me artistët Edi Hila dhe Ardian Paci)

Kryeministri Rama takohet me kryetarin e Bashkisë së Veronës
Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Itali për në Bienalen e Venecias, është takuar edhe kryetarin e Bashkisë së Veronës Flavio Tosi, ku ishte i shoqëruar edhe nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako me qëllim forcimin e bashkëpunimit mes Durrësit dhe Veronës. Lajmi është dhënë nga vetë Kryeministri Rama përmes postimit të tij në rrjetet sociale, ku thekson se gjatë takimit u diskutua për shkëmbimin e eksperiencave mes Bashkisë së Durrësit dhe asaj të Vlorës, mbrojtjen e amfiteatrit të Durrësit si dhe zhvillimin e aktiviteteve kulturore në këtë amfiteatër.

“Dje me Kryetarin e Bashkisë së Veronës Flavio Tosi dhe Kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako për forcimin e bashkëpunimit mes Durrësit dhe Veronës, si dhe për të marrë eksperiencat më të mira nga Bashkia e Veronës në mbrojtjen e amfiteatrit të Durrësit dhe nxitjen e aktiviteteve kulturore dhe artistike në këtë amfiteatër.” shkruan Rama në Twitter

rama me veronen
(Në foto: Kryeministri Rama gjatë takimit me kryebashkiakun e Veronës Flavio Tosi)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike