TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur sërish në qendër të vëmendjes së tij, vendimet politike që Partia Demokratike dhe opozita e  Bashkuar do të duhet të marrë para zgjedhjeve të 25 prillit. Këtë të hënë ai ka pritur në selinë blu aleatët e tij tradicionalë, për të dakordësuar formulën me të cilën do të garojnë në zgjedhje.

Burime për Report TV kanë konfirmuar se opozitarët kanë diskutuar sërish rreth 2 formulave më të mundshme, daljes me një listë të përbashkët, apo dy lista, të udhëhequra nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Por partitë e vogla nuk përjashtojnë as mundësinë e daljes në lista të vecanta, me siglën e partisë së tyre, nëse kryeopozitari Basha nuk i plotëson pritshmëritë për vende në zonën fituese të listës.

Të njëjtat burime thonë për se vendimi për koalicionet pritet të merret brenda javës, pasi aleatët e kanë këshilluar Bashën të mos humbë më kohë, në kushtet kur edhe Komisioni i Venecias e tha fjalën e fundit për ndryshimet e kodit elektoral.

Gjatë kësaj të hëne, Basha zhvilloi edhe një takim virtual me me reporteret Joseph O’Reilly nga Irlanda njekohesisht dhe reporter i EPP/CD dhe Petter Eide nga Norvegjia, me të cilët diskutoi për vrasjen e klodian rashës dhe sjelljen e policisë gjatë protestave të ngritura për këtë ngjarje.