Alarm i Kuq në Venecia, nga përmbytjet lartësia e ujit 187 cm, dëmtohen monumentet historikë, 20 ciklone në gadishull, dy viktima (VIDEO)

Venecia u zgjua pas një nate frike nga përmbytjet ndërsa lartësia e ujit në qytet ka arritur në 187 centimetra, shumë pranë rekordit të vitit 1966 kur lartësia e ujit kapi shifrën 190 centimetra.

Por emergjenca nuk ka kaluar dhe alarmi i kuq është ende ‘i ndezur’, pasi një tjetër baticë e lartë pritet të mbërrijë në qytetin muze në qiell të hapur rreth orës 10 të mëngjesit.

Specialistët e inxhinierisë janë shprehur se nga përmbytjet e djeshme, bazilika e San Marco me shumë mundësi ka pësuar dëme të cilat për momentin është e pamundur të evidentohen.

Çdo gjë do të qartësohet pas tërheqjes së ujrave, por pritet që të paktën edhe për dy javë gadishulli të jetë i kërcënuar nga rreshjet e shumta.

Sipas 'Corriere della Ser'a, pas 16 orësh shi, bazamenti i interiorit ku ndodhet edhe mozaiku i mermertë mijëvjeçar, është mbuluar nga uji në lartësi 20 cm, kurse në monumente të tjera të qytetit janë dëmtuar dyer monumental dhe kolonata bizantine.

Ndërkohë, zjarrfikësit kanë punuar gjithë natën për të shuar një zjarr në Muzeun Ca 'Pesaro, i shkaktuar nga mosfunksionimi i kabinës elektrike dhe për të përballuar 100 raste emergjente ndër banorët.

Për situatën e krijuar, banorët e Venecias akuzojnë dhe mos përfundimin e punimeve të sistemit të barrikadave të lëvizshme kundër ujërave të larta në hyrje të lagunës, një projekt që duhej të përfundonte që në vitin 2015 dhe që e lë qytetin në mëshirën e fatkeqësive natyrore.

Vetëm në një muaj Italia është goditur nga njëzet ciklone. Situata më e rëndë paraqitet në Basilicata, Campania dhe Kalabria. Prej motit të keq janë regjistruar edhe dy viktima.

Shumë shkolla janë mbyllur, rrugët janë shndërruar në shtrate lumenjsh dhe në mjaftë zona celularët nuk funksionojnë. Në dhjetë rajone në veri të vendit qëndron ende alarmi portokalli.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël