Venera, fituesja e “The Voice 2”
përpara finales: “Garën e fiton Matej”

Venera, fituesja e “The Voice 2” <br />përpara finales: “Garën e fiton Matej”
Konkurrentët e "The Voice of Albania", ndihen të qetë, vetëm para pak orë se spektakli të nisë. Ata janë të katër në studiot e mëdha të "Top Channelit", në periferi tëTiranës, duke u përgatitur për natën e madhe të spektaklit ku dhe vetë do të mësojnë se cili do jetë fituesi i mbrëmjes.



Të katërt ndihen fitues, të lumtur dhe me fat që kanë qenë pjesë e një gare kaq të madhe dhe të bukur. Matej është i pari që më përgjigjet se si ndihet pikërisht përpara natës së madhe: "Ndihem shumë mirë, që jam pjesë e një spektakli kaq të madh dhe të bukur. Do të doja të isha fituesi, pasi për këtë jemi sonte këtu. Rivale më të fortë shoh Venerën. Pas natës së "The voice…"do të doja të këndoja në Tiranë.



Mjellma, është më e qetë dhe fjalëpakta. Është më e pjekura si nga ana madhore ashtu dhe ajo profesionale, dhe ka studiuar për ekonomi, një gjë krejt e
kundërt nga muzika, por që këtë të fundit e ka me shumë pasion. Nuk ka asnjë ide se kush do ta fitojë por gjithsesi vlerëson faktin që është pjesë e këtij gjigandi spektakël. Jozefina është në prova po këndon. Është më e vogla dhe ka një zë brilant. E pres sa mbaron. As ajo nuk e ka idënë më të vogël se cili do të jetë fituesi i garës së madhe. Ia lë publikut në mbrëmje.



Venera Lumani është ndër konkurentet e forta që garon për çmimin e madh të "The Voice…" e më grish ta intervistoj më gjatë pasi studion për kanto, në Akademinë e Arteve të shtetit të Maqedonisë. Është tejet e formuar dhe më thotë se fituesi mund të jetë Matej…



Ndërkohë pas përfundimit të mbrëmjes finale të edicionit të dytë të këtij talent shoë, fituese u shpall pikërisht Venera, vajza nga Struga, e cila ishte në ekipin e Sidrit Bejlerit. Finalja e “The Voice of Albania 2” ishte e mbushur me performanca të mrekullueshme, të dhuruara nga konkurrentët si dhe nga trajnerët e tyre.

Venera si po ndihesh përpara natës së madhe të spektaklit?

Një miks gjendjeje emocionale. Nuk di si ta them.

Mendon se do jesh ti fituesja e spektaklit sonte?

Mbase jo, se mendoj. Ndoshta do të jetë Matej?

Përse mendon Matej?

Mendoj për Matej sepse e kam parë gjatë gjithë kësaj kohe në debutime dhe ka një vokal tepër të veçantë.

Ku jetoni dhe për çfarë studioni?

Jam nga Struga, jetoj dhe studioj në Shkup, për kanto në vitin e fundit.

Ju nuk jetoni me familjen nga se përbëhet familja juaj?

Jo unë jetoj në Shkup me shoqe. Familja ime jeton në Strugë. Janë prindërit baba,i mamaja, vëllai dhe motra më të vegjël se mua.

Nga e trashëgoni muzikën?

Në familjen time të gjithë pothuajse këndojnë, babai është një kitarist i mirë.

Keni kënduar që e vogël?

Po që e vogël. Kam marë pjesë në kompeticione të ndryshme përfshirë dhe këtu top fest…

Keni marrë çmime?

Jo.

Si ju shohin tani meshkujt që jeni bërë e famshme çfarë ka ndryshuar?

Asgjë nuk ka ndryshuar. Thjesht jam tip shumë e tërhequr indiferente. Më thonë se jam arrogante.

Nuk dukeni..

Se di kështu mendojnë.

A jeni e dashuruar?

Tani jo…

Po më parë?

Se di nëse mund të quhet e tillë ka qenë një simpati…

Çfarë mendoni se ju ka sjellë pjesmarrja në "The Voice…"?

Përveçse famës që deshi s'deshi erdhi vetë, më janë hapur dyert për në skena të mëdha. Nuk do të doja t'i ikja skenave shqiptare, eventeve të ndryshme. Njëkohësisht kam marrë shumë oferta për bashkpunime si dhe për të interpretuar në një film…

Si quhet regjisori ?

Është i njohur s'më kujtohet mirë Besnik….

Ju mbaroni studimet këtë vit ku do jeni vitin e ardhshëm e keni menduar?

Vitin e ardhshëm do të jem në Gjermani për të vijuar studimet për këndim të lehtë.

Keni folur me familjen dhe shoqërinë si ndihen ata?

Ata ndihen dhe më në ankth se mua. Për sa i përket shoqërisë ata më kanë mbështetur shumë. E kam fjalën jo vetëm studganët por të gjithë në përgjithësi .

U bëra dhe unë shumë kurioze tani se kush do ta fitoj nga ju garën….Ju uroj suksese!

(xh.k/shqiptarja.com)

24/4
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dhjetëra automjete të KFOR-it drejt veriut

Dhjetëra automjete të KFOR-it drejt veriut