TIRANE - Në prag të nisjes së sezonit të ri turistik, kanë nisur edhe angazhimet për ta bërë turizmin më efektiv si dhe për të thithur sa më shumë turistë të huaj. Kompanitë e turizmit në vend si dhe Veneto Banka kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi mes tyre.
Për herë të parë fushës së turizmit i është bashkuar edhe Veneto Banka si partner zyrtar Gold. Daniele Scavaortz drejtori i përgjithshëm i Veneto Banka tha se ky është një investim që ka si qëllim të japë siguri për grupin strategjik të këtij sektori dhe se do të garantojë mbështetje të vazhdueshme për turizmin.
“
Kjo është një ditë e veçantë për Veneto banka e cila synon të hapë një bashkëpunim strategjik me sektorin e turizmit në veçanti dhe me shoqëritë e turizmit në vend. Do të jetë një bashkëpunim afatgjatë që ka si synim të dalë nga vijat e përgjithshme të një sponsori të përgjithshëm, por do të sjellë një dinamikë të re në fushën e investimeve dhe të mbështetjes. Grupi jonë bankar synon të paraqesë mbështetjen qoftë kjo për grupe që kanë ide strategjike ose qoftë si mbështetje për bizneset që kanë në fokus turizmin,” – tha Scavaortz.
Shoqata shqiptare e turizmit dhe agjencia kombëtare e turizmit kanë nënshkruar për herë të parë marrëveshjen e bashkëpunimit mes tyre. Presidenti i Shoqatës shqiptare të turizmit Enver Mehmeti quajti këtë një moment historik pasi për herë të parë po arrihet një marrëveshje e tillë.
Ndërkohë drejtoresha e Agjencisë kombëtare të turizmit Julinda Dhame tha se marrëveshja ka si qëllim rritjen e turistëve dhe ofrimin e shërbimeve më të mira.
Firmosja e marrëveshje ka marrë edhe mbështetjen e ministrisë së ekonomisë përmes përfaqësuesit të tyre në konferencë zv/ministrit të ekonomisë Ervin Mete.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
49.9%
-
E gabuar
40.9%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 5544
Lajme të tjera
-
SPAK luan me kujdes, por me këmbëngulje
23 Mars, 09:30
-
Shefi i diplomacisë hungareze kërkon përshpejtim të procesit të zgjerimit të BE-së
23 Mars, 09:27
-
Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, vihet në pranga 38-vjeçari në Himarë
23 Mars, 09:23
-
Samiti dy-ditor, lidërët e BE-së mblidhen në Bruksel! Fokusi, lufta në Ukrainë
23 Mars, 09:21
-
Rama në Britani të Madhe, pasdite pritet takimi me Rishi Sunak! Në fokus çështja e emigrantëve të paligjshëm
23 Mars, 09:07
-
Të rinjtë ikin, po “zëvendësohen” në tregun e punës nga pensionistët
23 Mars, 09:05
-
Emigracioni nxit rritjen më të madhe të popullsisë së Kanadasë me mbi 1 milion banorë
23 Mars, 08:58
-
Zv. Ministri i Jashtëm rus: Rreziku i konfliktit bërthamor në nivelin më të lartë në dekada
23 Mars, 08:54
-
Kurti raporton sot para deputetëve të Kosovës për takimin e Ohrit
23 Mars, 08:49
-
Tiranë/ Nis puna për rikonstruksionin e rrugës ‘Njazi Meka’
23 Mars, 08:43
-
Shokët e Luizit zbulojnë ‘prapaskenat’: Letrën e burrit të Oltës e ka shkruar Anaid Kaloti
23 Mars, 08:31
-
Ishte shpallur në kërkim për shitje narkotikësh, arrestohet 24-vjeçari në Ersekë
23 Mars, 08:28