Glamour, vezullim, tendencë dhe luks: Venecia na i jep të gjitha këto. Festivali dedikuar kinemasë çdo vit hap një dritare në botën e yjeve italiane dhe ndërkombëtarë më të famshëm.

Zbulo italianet më chic në tapetin e kuq 2013

Në tapetin e  kuq veshjet ngjasojnë me një ëndërr të mrekullueshme,  por nganjëherë yjet bëjnë  trend edhe jashtë tij.

Eva Riccobono duket e veshur me këpucë të sheshta kamoshi të kuqe.  Këmishë  asimetrike të bardhë dhe syze dielli .

Freida Pinto, pavarësisht se nuk vesh asgjë të jashtëzakonshme, duket e kuruar në detaje, komode dhe me ngjyra.  Pikërisht ajo cka mund të pritet nga një yll në kohën e lirë.

yjet e veshura me bukur
(Në foto: Eva Riccobono, Miuccia Prada, Freida Pinto)

Burrat nuk kanë qenë në gjendje të bëjë më të mirën në këtë drejtim, por të paktën ata nuk përpiqen ta teprojnë. Daniel Radklif, aktori i Harry Potter ka zgjedhur një këmishë me kuadrata, xhaketë, xhinse dhe atlete: Përfundimi i mërzitshëm!

 Për James Franco, aktor dhe model,  t-shirt "simpatike" dhe kapele: Përfundimi  origjinal!
yjet e veshura me bukur
(Në foto: Daniel Radklif, James Franco)

Pa dyshim, për të fituar titullin e veshjes më të bukur jashtë tapetit  të kuq është ajo, Eva Riccobono, e cila  me një look “ujë dhe sapun” duket bukur, e freskët dhe e rafinuar në çdo rrethanë.

yjet e veshura me bukur
(Në foto: Eva Riccobono)

Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/ Shqiptarja.com)