Venezia, fituesit e çmimeve ”Luani i artë”

Filmi "A pigeon sitting on a branch, reflecting on the existence" ("Një pëllumb mbi degë reflekton për ekzistencën") i regjisorit suedez, Roy Anderson, fitoi çmimin "Luani i artë" në edicionin e 71-të të festivalit prestigjioz të filmit në Venecia. Çmimi i parë në këtë festival vlerëson një film me ngjyra komike, që përpiqet të zbulojë qenien njerëzore në të gjithë diversitetin e saj.
Filmi më i mirë: "A pigeon sitting on a branch, reflecting on the existence" Roy Anderson (Suedi)
Luani i argjendtë: "The Postman's White Nights" Andrei Konçalovski (Rusi)
Çmimi i madh i jurisë: "The Look of Silence" Joshua Oppenheimer (Danimarkë, Indonezi)
Çmimi special i jurisë: "Sivas" Kaan Mujdeci (Turqi)
Kupa "Volpi" për interpretimin më të mirë mashkullor: Adam Driver në filmin "Hungry Hearts" të Saverio Costanzos
Kupa "Volpi" për interpretimin më të mirë femëror: Alba Rohrwacher në filmin "Hungry Hearts" të Saverio Costanzos
Skenari më i mirë: Rakhshan Bani-Etemad dhe Farid Mostafavi për filmin "Tales" (Iran)
Çmimi "Marcello Mastroianni" për aktorë të rinj: Romain Paul në filmin "Le dernier coup de marteau" të Alix Delaporte./ 

  • Sondazhi i ditës:

    Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qëlluan me armë zjarri drejt mjetit pas një konflikti të çastit! Në kërkim babë e bir në Rrëshen