VENEZIA - Restorant me pamje nga deti, por në 50 metra lartësi, ku mund të dakosh i siguruar pas sediljeve të veçanta me këmbët që varen poshtë. Është ky propozimi plot adrenalinë e “Dinner in the sky” (Darkë në qiell), ofertë e vlefshme në plazhin e Cavallino-Treporti në Venezia, ku, deri më 1 gusht, mund të hipësh mbi një platformë të veçantë që një vinç prej 120 ton ngre deri në 50 metra lartësi, duke siguruar një pamje të jashtëzakonshme mbi lagunë dhe Adriatik. Janë 22 vendet e disponueshme të “restorantit mes reve”.
Platforma, që hyri në funksion të dielën, do të qëndrojë në dispozicion të plazhistëve të bregut venecian deri të mërkurën. Kosto e ngjitjes është prej 25 eurosh, përfshirë një drink. Ndërsa për darkën në 50 metra lartësi, me një meny ekskluzive dhe champagne, nevojiten 160 euro.

Një emocion që gjatë ditës së parë është provuar nga rreth 250 turistë.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com