VENEZUELE - Çmimi i naftës regjistroi rritje sot në Azi pas vdekjes së presidentit venezuelian, Hugo Chavez, fakt që lë vend për një periudhë paqartësish në Venezuelë, prodhuesi kryesor i naftës bruto në Amerikën Jugore, njoftuan burime zyrtare.
Një fuçi "nafte bruto" (WTI) për livrim në prill u rrit me 19 cent duke arritur 91,01 dollarë për fuçi, ndërkohë që një fuçi Brent nga Deti i Veriut po ashtu regjistroi një rritje prej 53 cent, duke arritur në 112,14 dollarë për fuçi.
"Vdekja e Hugo Chavez, i cili ndërroi jetë në Karakas në moshën 58 vjeçare si pasojë e një kanceri, e ka çuar vendin në një periudhë 'paqartësish' para zgjedhjeve presidenciale të parakohshme, që pritet të zhvillohen brenda 30 ditësh", deklaroi Jason Hughes, zyrtar i i ''IG Markets'' në Singapo.
(atsh/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com