VENEZUELE - Mijëra vetë shoqëruan trupin e pajetë të presidentit të Venezuelës Hugo Chavez për të bërë homazhet në akademinë ushtarake në Caracas.
Familja e tij dhe zyrtarët më të lartë të vendit si dhe presidentët e Argjentinës, Bolivisë dhe Uruguait ndodheshin për të nderuar figurën e Chavez-it.
Chavez vdiq në moshën 58 vjeçare pasi vuante nga kanceri, me të cilën luftonte prej dy vjetësh. Për nder të tij shpellen 7 ditë zie dhe nesër do të zhvillohet ceremonia mortore ku priten të marrin pjesë shumë personalitete të larta nga vendi dhe bota.
Mbështetësit e tij ishin veshur me bluza të kuqe dhe mbanin fotografitë e Chavezit, si dhe hidhnin lule mbi arkivolin e tij, ndërsa flamuri i Venezulës është ulur gjysëm shtize.
Vdekja Chavez ka krijuar një boshllek tek populli i Venezuelës.
Sipas një zyrtari, Chavez para se të vdiste la amanetin se pasuesi duhet të jetë Nicolas Maduro, i cili njihet në Venezuelë si një drejtues i mirë i autobusëve, profesion, të cilin e ka ushtruar për afro 30 vite.
Tashmë sipas kushtetutës, vdekja e Cavez i hap rrugën mbajtjes së zgjedhjeve të reja, që do të testojnë pikërisht nëse revolucioni i tij socialist do të mund të mbijetojë pa personalitetin e tij dominues. Chavez u shndërrua në një simbol të socializmit së bashku me figurat revolucionare të Amerikës Latine si Che Guevara apo Simon Bolivar.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Reagimet ndërkombëtare për vdekjen e Presidentit Chavez