Venger: Fair Play financiar
do ta bëjë lojën më të buku

Venger: Fair Play financiar <br />do ta bëjë lojën më të buku
Menaxheri i Arsenalit, Arsen Venger beson se futja e Fair Play-it financiar do ta bëjë futbollin në Premier League edhe më të bukur. Francezi shprehet i sigurt se me rregullat e reja ai do të mundet të jetë “më i qet” në tregun e transferimeve.

Venger është kritikuar shpesh herë se nuk ka ndërhyrë në tregun e merkatos për të blerë lojtarë me peshë por kjo ka ardhur nga financat jo të shëndosha të “topçinjve” dhe nga mentaliteti i trajnerit francez për të zbuluar vetë talente të reja.

“Ju thoni që ne kemi një kampionat interesant, do të jetë me interesant me rregullat e reja FFP. Nëse shikojmë historinë në kampionatin anglez shohim se ka edhe skuadra të tilla si Notingam Forest, Aston Vila dhe Derbi Kantri që kanë fituar kampionatin. Në qoftë se ndodh përsëri do të jetë diçka shumë interesante”, tha Venger në faqen zyrtare të klubit të Arsenalit.

Siç shihet qartë edhe nga fjalët e trajnerit të londinezëve, rregullat e reja i ndihmojnë skuadrat e vogla dhe i pengojnë të mëdhatë për të bërë blerje të shfrenuara. Më tej francezi shtoi: “Ajo që është reale është që të votojnë për të luajtur drejt Financial Fair Play, dhe së pari kjo të bëhet në Angli”.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së miratoi rregullat e reja në vitin 2009, të cilat kanë për qëllim krijimin e një loje më të barabartë, duke u nisur edhe nga preferencat e City-t dhe Çelsit që kanë shënuar rekorde në humbje financiare.

*Shkrim i dërguar përmes platformës "Raportoni Ju

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Mandati i Berishës s’i duhet as vetë atij, e jo më Ramës

Ardit Rada: Mandati i Berishës s’i duhet as vetë atij, e jo më Ramës