Trajneri i Arsenalit nuk do të ndryshojë filozofinë e tij për futbollin, pavarësisht largimit

 nga ekipi të futbollistëve në kulmin e karrierës. Venger është ndër të paktët trajnerë

në botë që ju japin besim futbollistëve të rinj në fushë. Në drejtimin e francezit te londinezët

asnjëherë nuk kanë shpenzuar shuma marramendëse në merkato, përkundrazi ekipi ka

përfituar shuma të mëdha nga shitja e futbollistëve si Fabregas, Nasri, Klishi dhe së fundmi

Robin Van Persi, i cili është në prag të lamtumirës. Edhe pse të gjithë futbollistët janë larguar

 për motivin e vetëm se ekipi nuk

investon për të qënë në radhët e pretendentëve në kampiont apo kupat e Europës, strategjia e

drejtuesve të ekipit do të mbetet e njëjta. Për këtë edicion Arsenali ka blerë

sulmuesin e kombëtares gjermane Lukas Podolski. Venger, fituesi i shumë kampionateve

 dhe kupave në Angli edhe pas shumë viteve në bankinën e londinezëve,

vazhdon të ketë një lidhje të fortë me këtë ekip, saqë ditët e fundit refuzoi edhe drejtimin e

kombëtares franceze të futbollit.

(d.b/shqiptarja.com)