Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka mbërritur në Vlorë dhe po ndjek nga afër punën për riparimin e tubacionit kryesor të furnizimit me ujë të pijshëm, i cili është çarë, duke lënë pa ujë banorët e qytetit prej 4 ditësh.
Vengu tha se pjesët e reja hidraulike të importuara nga Turqia pritet të riparojnë përfundimisht defektin.
"Është një përpjekje gjithështetërore me në krye Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve. Dua të falenderoj dhe drejtorin e Përgjithshëm që është i dislokuar këtu, me një skuadër nga mbarë vendi, me 13 inxhinierë, të cilët kanë bërë identifikimin e dëmeve, sidomos dëmit kryesor që ishte masiv dhe të njeri faktorësh që kanë prodhur këtë. Që në orët e para ka filluar puna për parandalimin e pasojave të mëtejshme. Nga ana tjetër, pavarësisht vështirësisë, logjistikës së fundvitit, Agjencia ka mundësuar dhe importin e pajisjeve për të riparuar gjithë këtë segment. Jemi shpresëplotë që me mjetet e ardhura së fundmi nga Turqia do jenë në gjendje inxhinierët dhe skuadrat ta vendosin në funksion të plotë. Ka filluar në disa lagje të qytetit siç ka inofrmuar dhe kryetarja. Nuk do të reshtim deri në normalitetin e plotë",- tha Vengu.
Lajmi kryesor:
Vlora 4 ditë pa ujë, defekti u shkaktua nga amortizimi i rrjetit dhe rrëshqitja e tokës! Mbërrijnë pjesët hidraulike nga Turqia, vijon puna për riparimin (VIDEO)









