Venitet ëndrra e shqiptarëve
Hodgson:Januzajn e dua tek Anglia
Trajneri i kombëtares angleze Roy Hodgson, ka deklaruar se Januzaj është duke u monitoruar nga Federata Angleze për të luajtur me kombëtaren e “Tre Luanëve”.
Adnan Januzaj është ylli i ri i Manchester United dhe kjo nuk ka dyshim. Me dygolëshin spektakolar të shënuar ndaj Sunderlandit 18-vjeçari me origjinë kosovare por i lindur në Belgjikë, i ka bërë të gjithë për vete.
Por për FSHF-në dhe të gjithë shqiptarët që shpresojnë të shohin Januzajn me fanellen kuqezi vjen një lajm i hidhur.
Gjatë ditës së djeshme në studion e BBC, trajneri i kombëtares angleze Roy Hodgson, ka deklaruar se Januzaj është duke u monitoruar nga Federata Angleze për të luajtur me kombëtaren e “Tre Luanëve”.
Hodgson ka sqaruar: “Nuk ka asnjë dyshim se Adnani është një talent i vërtetë dhe ne po e vëzhgojmë me vëmendje, por ka edhe shumë disktime për mënyrën se si ai mund të luajë me Anglinë.
Januzaj ka disa vite në Britani që kur iu bashkua Manchesterit dhe atij i lind e drejta për t’u natyralizuar dhe mund të luajë për kombëtaren angleze duke filluar që nga viti 2015.
Faktin që Januzaj mund të luajë për kombëtaren angleze e pranon edhe trajneri i Djajve, Moyes i cili sqaron se Federata ka pyetur në klub për mundësinë e natyralizimit të 18-vjeçarit.
Ashtu është si ka thënë Moyes Januzaj ka disa opsione për të luajtur me kombëtaret e Shqipërisë, Belgjikës, Turqisë dhe Anglisë.
Presidenti i FSHF-së Duka pak ditë më parë tha se po bëhet gjithçka për të bindur Januzajn të zgjedhë Shqipërinë por se ende nuk kishte pasur asnjë kontakt me futbollistin apo të atin.
Kontrata e Januzaj me klubin nga Old Traford përfundon në fund të ketij sezoni dhe United po punon për t’i ofruar një rinovim afatgjatë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.5%
-
PD
13.8%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 886
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39