Venizelos takohet me Thaçin
bisedime për bashëpunimin

Venizelos takohet me Thaçin<br />bisedime për bashëpunimin
NJU JORK- Zëvendëskryeministri grek, njëkohësisht ministër i Jashtëm, Evangelos Venizelos, është takuar të hënën me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj.
 
Sipas njoftimi të ministrisë së Jashtme greke, në takimin e zhvilluar në selinë e OKB në Nju Jork, është diskutuar mbi perspektivën e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe funksionimin e përfaqësisë tregtare të Kosovës në Athinë.
 
Çështje të tjera kanë qenë ato që lidhen me ecurinë e procesit integrues të Ballkanit Perëndimor, prioritetet e presidencës greke të BE, por edhe mbi situatën e përgjithshme në rajon.
 
Nuk ka njoftime nëse është diskutuar edhe çështja e njohjes së Kosovës nga ana e Greqisë.
 
Ministria e jashtme greke ka njoftuar gjithashtu se të martën do të ketë një takim të shefit të diplomacisë greke, me ministrin e jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.
 
Ky takim konsiderohet i veçantë pasi do të jetë i pari kontakt zyrtar midis Athinës e Tiranës që nga marrja e detyrës së qeverisë Rama.
 
Vlerësohet se në këtë takim do të diskutohen gjithë çështjet e hapura në marrëdhëniet midis të dy vendeve, që aktualisht ndodhen në një nivel tepër të ulët.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Shëngjin/ Policia urdhëroi dje evakuimin e banorëve, ja cisterna me 5 mijë litra gaz

Zjarri në Shëngjin/ Policia urdhëroi dje evakuimin e banorëve, ja cisterna me 5 mijë litra gaz