Ventura: Shqipëria ndeshja më
e vështirë, stadiumin e dua plot

Ventura: Shqipëria ndeshja më<br />e vështirë, stadiumin e dua plot
Trajneri i Italisë Giampiero Ventura ka filluar të mendojë që tani për ndeshjen e 24 marsit ndaj Shqipërisë. Dhe kërkesa e parë e trajnerit të Italisë është për tifozët e kaltër.”Kundër Shqipërisë e dua stadiumin plot” ka thënë Ventura gjatë një vizite në Palermo.
 
Itali-Shqipëri e vlefshme për kualifikueset e Rusi 2018 do luhet në stadiumin “Renzo Barbera” dhe Ventura ndihmën e parë e kërkon nga tifozët:
 
“Do të më pëlqente që ta shihja stadiumin plot pasi kur kam ardhur si kundërshtar në Palermo gjithmonë kam pasur vështirësi pasi stadiumi ka qenë plot.
 
Do të ishte mirë që tifozët të na ndihmonin në ndeshjen më të vështirë të grupit pasi nëse nuk mposhtim Shqipërinë bëhet shumë e vështirë të arrish në vend të parë në grup edhe nëse fiton ndaj Spanjës.
 
Kjo është arsyeja se pse e konsideroj si ndeshjen më të rëndësishme të grupit atë ndaj Shqipërisë
” sqaron Ventura.
 
Përzgjedhja e Palermos për të luajtur ndeshjen me Shqipërinë u konsiderua si një kurth për tifozerinë shqiptare por Ventura ka një tjetër version:
 
Ndeshjen ndaj Shqipërisë do ta luajmë në Palermo sepse ky qytet gjithmonë ka treguar një dashuri të madhe për Italinë dhe ne kemi nevojë për publikun e Palermos” përfundon Ventura.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas