Një pikturë e britanikut Francis Bacon theu rekordin si vepra e artit më e shtrenjtë e nxjerrë në ankand ndonjëherë, duke u shitur për 142. 4 milionë dollarë.

Piktura me emër “Tre Studimet e Lucian Freud” u shit vetëm gjashtë minuta pasi doli në ankand. 

E pikturuar në vitin 1969, kjo vepër arti është një nga punimet më të njohura të Bacon dhe shfaq Lucian Freud në kulmin e marrëdhënjes së tij me Bacon, sipas shtëpisë së ankandit.

Kjo vepër triptike është e ndarë në 3 piktura të veçanta dhe tregon Freud të ulur në një karrige druri në pozicione të veçanta nga të treja këndet e shikimit.

Blerësi i saj ishte Acquavella Gallery, e cila mund t’a ketë blerë ëpr një klientin e saj.

Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)